Lajmet

Ndërtimin 10586 i Windows 10-tës besohet të jetë përditësimi madhor Threshold 2

Nov 7 2015
0 Shpërndarje

lenovo-yoga-900-540x334Microsoft publikoi një ndërtim të ri të Windows 10-tës, 10586 për të abonuarit në “Fast Ring”. Sipas burimeve ky ndërtim ka gjasa që të jetë një version RTM i përditësimit Threshold 2.

Sigurisht që me trajtimin e Windows 10-tës si një shërbim termi RTM nuk ka më vlerë por pak rëndësi ka kjo sepse ndërtimi 10586 sipas disa burimeve zyrtare cilësohet si version zyrtar.

Threshold 2 do të sjellë një numër të konsiderueshëm funksionalitetesh të reja të cilat përdoruesit i kanë testuar përmes versioneve eksperimentale të Windows 10-tës që kanë vijuar edhe pas datës 29 Korrik. Ky përditësim, i cili sipas burimeve mund të debutojë javën e ardhshme, do të vijë në formën e një përditësimi përmbledhës (Cumulative Update).

Threshold 2 do të adresojë problemet e shfaqura nga Cortana, shfletuesi Edge dhe problemin me aktivizimin e Windows 10-tës përmes liçensave të Windows 7 dhe Windows 8.

Mbrojtja e të dhënave për sipërmarrjet si dhe mbështetja për Windows 10 Store për Bizneset me shumë gjasa do të jenë pjesë e këtij përditësimi.

Mangësia më e madhe Threshold 2 do të jenë shtojcat në shfletuesin Microsoft Edge. Kjo risi do të mbërrijë vetëm me përditësimin e parë RedStone vitin e ardhshëm.

Sa i përket Windows 10 Mobile, zyrtarët e Microsoft kanë premtuar debutimin në muajin dhjetor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>