Ndërtimi i ri eksperimental 14393 i Windows 10-tës shfrytëzon iPod-ët sikur të ishin një USB

Publikuar më: 19-07-2016

windows_10_wallpaper-930x523Kaluan vetëm tre ditë dhe Microsoft solli një tjetër ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-tës të kompjuterat dhe telefonët e regjistruar në abonimet e unazës së shpejtë në programin Windows Insider.

Ndërtimi 14393 për desktop dhe mobile pason atë 13490 me ndryshime pothuajse të papërfillshme dhe të paprekshme për një pjesë të madhe të përdoruesve. Ndërsa afrohet data e debutimit të përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës, Microsoft po punon pa pushim të për rregulluar gabimet e fundit. Ndërtimi i ditës së sotme sipas Dona Sarkar sjell më shumë stabilitet në Qendrën e Njoftimeve, asistentin dixhital Cortana dhe menunë Start.

Gjithashtu përdoruesit kanë mundësi të përdorin IPod-ët e tyre si paisje të memorjes së jashtme, pra në formën e një USB-je.

Sa i përket problemeve, ky ndërtimi thuhet të ketë vetëm një prezent në vetëm dy paisje. Surface Book dhe Surface Pro përfundojnë në ekranin e vdekjes nga dështimi i një driveri të kamerës tha Sarkar. Ajo vijoi duke paralajmëruar një përditësim në Windows Update që do të zgjidhë këtë problem.

Sigurisht nëse nuk jeni pjesë e programit Windows Insider dhe dëshironi të provoni funksionalitet më të fundit të sistemit operativ përgatitur nga Microsoft ne ju ftojmë të bashkoheni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi i ri eksperimental 14393 i Windows 10-tës shfrytëzon iPod-ët sikur të ishin një USB
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)