Lajmet

Ndërtimi i ri paraprak i Windows 10-tës ofron funksionalitetet e Cortana në më shumë shtete

Mar 5 2016
0 Shpërndarje

id-2956945-dsc_0026-100600602-largeMicrosoft po ofron asistentin dixhital Cortana në disa shtete të reja si Brazil, Meksikë dhe Kanadanë frënge përmes një përditësimi të ri në fazat beta të Windows 10-tës.

Ndërtimi i ri jo vetëm që sjell funksionalitetet më të fundit të Cortana por asistenti dixhital përmban diçka me të vërtetë të veçantë, dialektin dhe stilin e të folurit në vendet respektive si përshembull rasti i spanjishtes meksikane.

Sipas Microsoft, ky është vetëm fillimi sepse asistenti dixhital së shpejti do të mbërrijë në më shumë shtete këtë vit. Ndërsa përqendrohemi tek vetë ndërtimi i Windows 10-tës mësojmë se Microsoft ka rregulluar edhe disa probleme që kishin paraqitur Surface Pro 3 dhe 4 të cilët ngriheshin papritmas së bashku me të gjithë komponentët. Zgjidhja e vetme ishte fikja dhe ndezja nga e para e kompjuterit.

Gjithashtu, përdoruesit të cilët posedojnë një kopje të softuerit të sigurisë Kaspersky, edhe pse antivirusi rezulton funksional kompjuteri i tyre realisht nuk është i mbrojtur nga kërcënimet e sigurisë. Microsoft po punon aktualisht me Kaspersky për të zgjidhur këtë problem dhe gjer në një përgjigje konkrete gjigandi i sistemit operativ sugjeron përdorimin e Windows Defender. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>