Ndërtimi i ri i Windows 10-tës: Menuja e re Start, qendra e re e njoftimeve dhe mbështetje për lapsat Stylus

Publikuar më: 25-04-2016

pen-workspace-640x360Gjatë konferencës së zhvilluesve Build 2016, Microsoft bëri të ditur përditësimin vjetor të Windows 10-tës që do të vijë mbërrijë zyrtarisht tek përdoruesit verën e këtij viti. Një nga risitë e këtij përditësimi do të jetë padyshim mbështetja për lapsat me prekje e cila në gjuhën e Microsoft quhet “Windows Ink”.

Një ndërtim i cili bën realitet këto risi, versioni 14328, sapo ka mbërritur tek të abonuarit në “Fast Ring”. Bërthama e kësaj mbështetjeje është ajo që quhet “Windows Ink Workspace”, një panel i cili ofron qasje të vazhdueshme në aplikacionet që ofrojnë mbështetje për lapsat Stylus. Shtypja e gomës që gjendet në krye të lapsit do të shfaqë panelin në fjalë automatikisht në ekran.

Përditësimi vjetor do të sjell tre aplikacione që përfitojnë nga avantazhet e lapsave Stylus: Sketchpad, Screen Sketch dhe Sticky Note.

sticky-notes-640x427

Por ndërtimi i ri përmban më shumë sesa mbështetje për lapsat Stylus. Menuja Start është riorganizuar duke lënë gjithnjë aktive seksionin e të gjitha aplikacioneve. Në modalitetin e tabletit, taskbar-i do të fshihet automatikisht. Ora e taskbar-it shfaqet në të gjithë monitorët ndërsa aplikacioni i kalendarit tregon takimet tuaja. Ndërfaqja e Qendrës së njoftimeve është rafinuar duke treguar më shumë njoftime duke përfshirë ato të asistentit dixhital Cortana.

calendar-appointments

Cortana gjithashtu do të përfitojë disa aftësi të reja. Tani mund të aksesohet nga ekrani i kyçjes dhe të krijojë përkujtues nga fotot. Cortana do të ketë një integrim më të thellë me paisjet. Do të jetë e aftë të tregojë të gjitha eventet e telefonëve, si psh gjendja e baterisë, madje mund ti kërkoni ti telefonojë një telefoni që humbur. Cortana do të jetë në gjendje të kërkojë edhe në brendësi të OneDrive.

start-menu-all-appsNdërtimi i ri është i disponueshëm për të dy kategoritë e përdoruesve, desktop dhe mobile. Një ndërtim i ri me ndryshime të prekshme në qendrën e njoftimeve u publikua pak ditë më parë për përdoruesit e versioneve eksperimentale të Windows 10-tës në platformat mobile. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi i ri i Windows 10-tës: Menuja e re Start, qendra e re e njoftimeve dhe mbështetje për lapsat Stylus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)