Ndërtimi i ri eksperimental i Windows 10 Mobile dërgon njoftimet në kompjuterat Windows

Publikuar më: 03-06-2016

_dsc0211-100620140-largePak javë më parë Microsoft solli njoftimet e Android në kompjuterat Windows 10 ndërsa ditën e djeshme një gjë e tillë u bë realitet edhe për përdoruesit e Windows 10 Mobile.

Pikërisht është ndërtimi 14356 i cili po dërgohet tek të abonuarit në përditësimet e shpejta i cili ka shtuar këtë funksionalitet tek asistenti dixhital Cortana. Microsoft tha se Cortana do të dërgojë vetëm “njoftimet kritike” në kompjuterat Windows 10 si: mesazhet me tekst, thirrjet, njoftimet nga aplikacionet e mesazhimit si WhatsApp, Line, Telegram dhe njoftimet nga aplikacionet e medias sociale.

Gjigandi i sistemit operativ gjithashtu tha se po punonte për të “heshtur” njoftimet për aplikacione të caktuara. Megjithatë përdoruesit kanë mundësi ti heshtin të gjitha njoftimet njëherazi. Që ky funksionalitet të jetë i disponueshëm është i nevojshëm instalimi i versionit më të fundit eksperimental të Windows 10-tës në desktop. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi i ri eksperimental i Windows 10 Mobile dërgon njoftimet në kompjuterat Windows
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)