Ndërtimi i ri 10166 i Windows 10-tës: Rregullime gabimesh dhe Microsoft Wi-Fi

Publikuar më: 10-07-2015

windows10hero-100593399-largeWindows 10 tani edhe më afër debutimit zyrtar. Ditën e marte Microsoft publikoi ndërtimin 10166 të sistemit operativ të ardhshëm të kompanisë.

Ndërtimi i ri përqendrohet kryesisht në “pastrimin” e sistemit operativ nga gabimet dhe problemet e vogla. Gjithashtu janë të pranishme edhe përmirësime të vogla të ndërfaqes.

Por në këtë ndërtim është përfshirë edhe një veçori e cila është e disponueshme vetëm për ata që jetojnë afër kompanisë. Quhet Microsoft Wi-Fi dhe mund të shfrytëzohet nga përdoruesit e Windows 10-tës që jetojnë në Seatle të SHBA-ve momentalisht. Në të ardhmen kompania mund të zgjerojë më shumë pika aksesi të këtij shërbimi.

Po në virgjilje të kësaj jave ishte shefi i programit Windows Insider që lajmëroi ndërtimin 10162 për të abonuarit në përditësimet “Slow Ring”. Ky ndërtim i ri i 10166 do të jetë i disponueshëm vetëm për të abonuarit në “Fast Ring”.

Por kjo javë ishte mjaft intriguese për Microsoft ku lajmëroi edhe shkurtimin e 7800 vendeve të punës kryesisht në divizionin e paisjeve blerë nga Nokia në 2014-tën. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi i ri 10166 i Windows 10-tës: Rregullime gabimesh dhe Microsoft Wi-Fi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)