Ndërtimi i ri 10080 i Windows 10 për telefonët sjell aplikacionet universale Office

Publikuar më: 15-05-2015

wp_20150410_16_02_10_pro-100578696-large

Për përdoruesit e një telefoni Windows, ndërtimi 10080 i Windows 10 për telefonët që ka mbërritur mbrëmjen e ditës së djeshme është mjaft i rëndësishëm duke qenë se sjell aplikacionet Office, aplikacionin Xbox, dhe dyqanin e ri të aplikacioneve Windows Store.

Microsoft tha se ndërtimi aktual po dërgohet tek përdoruesit të cilët janë abonuar në përditësimet e shpejta të Windows 10. Më në fund Lumia 930 madje edhe HTC One M8 për Windows i bashkohen telefonëve të mbështetur nga këto versione eksperimentale të Windows 10.

Të rejat që sjell ky përditësim janë: aplikacionet e reja Office, aplikacionin e ri Store, aplikacionin e të Xbox, të muzikës, të video. Madje ka edhe një aplikacion të ri të kamerës.

Aplikacionet Office

Qartësisht elementi më i rëndësishëm që sjell ky ndërtim janë aplikacionet universale të Office të cilët duhet të shkarkohen përmes dyqanin të aplikacioneve thjesht duke kërkuar për Word Preview, Excel Preview dhe PowerPoint Preview.

Edhe pse ca kishin aksesa në lidhje me eksperiencën e re të këtyre aplikacioneve nuk duhet të harrojmë se këto janë versione paraprak dhe pamja e ndjesia e re që sjellin krahsuar me aplikacionin Office të mëparshëm është unike.

Edhe aplikacioni Windows Store, tashmë quajtur Store(Beta) është një aplikacioni universal çka do të thotë se ngjason së tepërmi me versionin e tij binjak në Windows për desktop.

Probleme të shumta

Natyrisht që një ndërtim i ri i Windows 10 sjell edhe me vehte edhe probleme të shumta. Mund të themi se ky ndërtim noshta ndër ndër ata që sjellin më shumë probleme. Mund të përmendim një: Nëse keni të ndaluar nga funksionin rrjetin e të dhënave 3G, 4G apo çfarëdo qoftë do të rrezikoni të humbisni MMS-të.

Gjithashtu çdo aplikacion të cilin e keni ruajtur në një kartë microSD do tu duhet ti instaloni edhe njëherë. Mund të haseni dhe me ikona të dyfishta si ajo e kërkimit psh. Aplikacioni Twitter mund të mos funksionojë. Zakonisht instalimi nga e para e aplikacioneve ose një restartim i smartfonit do të zgjidhë një pjesë të mëdh të problemeve. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi i ri 10080 i Windows 10 për telefonët sjell aplikacionet universale Office
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)