Ndërtimi 14971 i Windows 10-tës zëvendëson CMD me PowerShell, shfletuesi Edge hap librat elektronikë

Publikuar më: 21-11-2016

windows10generic-100694519-largeRisitë të cilat pritet të jenë të disponueshme në përditësimin e krijuesve të Windows 10-tës vitin e ardhshëm vijojnë të bëjnë shfaqjen e tyre në versionet eksperimentale të sistemit operativ.

Ndërtimi më i fundit është ai 14971 i cili integron aplikacionin e ri 3D të vizatimit, shndërron shfletuesin në një lexues librash elektronikë, riorganizon CMD-në dhe shumë të tjera.

Së pari, e-lexuesi i shfletuesit Edge do të hapë çdo libër elektronik në formatin epub. Mund të mos jetë ndonjë gjë me rëndësi për përdoruesit desktop sepse përfitimet më të mëdha i kanë përdoruesit e tabletëve Windows 10.

Edge do të ofrojë funksione bazike të një lexuesi librash elektronikë duke përfshirë tre tema, një tabelë navigimi, një funksion kërkimi dhe integrim me Cortana.

Së dyti, Paint 3D. Nuk është e nevojshme të shkarkoni manualisht Paint 3D spse do të jetë i përfshirë në Windows 10 duke filluar nga ndërtimi 14971.

Së treti, PowerShell. Thuani lamtumirë CMD-së sepse nëse shtypni butonët Windows + X do të shfaqet PowerShell tani e tutje. CMD nuk po zhduket përgjithnjë thjeshtë po lihet në hije.

Së fundit, siç ndodh me çdo version eksperimental Microsoft sjell përditësime të shumta në sfond por edhe të prekshme. Konkretisht Outlook Mail ofron mbështetje për Yahoo Mail. Aplikacioni Get Office për përmirësuar e madje mund të kërkoni për skedarë që keni ruajtur në OneDrive. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi 14971 i Windows 10-tës zëvendëson CMD me PowerShell, shfletuesi Edge hap librat elektronikë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)