Ndërtimi 14931 i Windows 10-tës sjell shtojcat të reja në Microsoft Edge

Publikuar më: 29-09-2016

windows_10_wallpaper-930x523Ditën e sotme Microsoft solli një tjetër version eksperimental të Windows 10-tës për kompjuterat dhe telefonët. Ky ndërtim përmban disa shtojca të reja Edge dhe përditësime në subsistemin Windows për Linux.

Microsoft po kërkon ndihmën e anëtarëve të Windows Insider në lidhje me shtojcat e Edge. Turn Off the Lights bën realitet një eksperiencë më të rehatshme gjatë shikimit të videove, Tampermonkey është një menaxher skriptesh ndërsa asistenti personal i blerjeve grumbullon informacion nga produktet që keni vështruar së fundi duke u ofruar lajmërime të ndryshimit të çmimeve.

Në këtë ndërtim paisjet e rrjetit nuk do të shfaqen në folderin e rrjetit. Ky ndryshim është aplikuar për çështje sigurie.

Së fundi, subsistemi Windows për Linux do të instalojë një version të Ubuntu 16.04 në vend të 14.04. Ky opsion vlen për ata që po kryejnë instalime të reja.

Përditësimi i ditës së sotme e dërgon në 14931 numrin e ndërtimeve të Windows 10. Disa prej problematikave të këtij ndërtimi janë: komponentët opsional mund të mos funksionojnë, aplikacionet dhe lojërat Tencent shfaqin ekranin blu të vdekjes ndërsa komanda në CMD, sfc /scannow, nuk do të funksionojë. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi 14931 i Windows 10-tës sjell shtojcat të reja në Microsoft Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)