Ndërtimi 14383 dërgon përditësimin e përvjetorit të Windows 10-tës pranë finalizimit

Publikuar më: 08-07-2016

ms-event-2015-01-21-win10-46Ndërsa afrohet data 2 Gusht, përditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës është shumë pranë kompletimit. Një sërë versionesh eksperimentale janë publikuar javët e fundit. Ndërtimi 14383 i cili mbërriti ditën e djeshme përmban një numër të lartë rregullimesh.

Si me çdo ndërtim të fundit eksperimental, 14383 është i disponueshëm në platformat desktop dhe mobile. Objektivi i Microsoft është ofrimi i përditësimit të përvjetorit për të gjitha platformat njëherazi.

Windows Central raportoi se ndërtimi pasardhës do të jetë versioni final i cili i njohur si RTM. Ndërsa Microsoft e konsideron Windows-in një shërbim, terminologjia e vjetër RTM nuk ka më vlerë por që shërben si një indikator i finalizimit e një produkti të kompanisë.

Ndërtimi RTM i përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës do të debutojë në 2 Gusht për një masë të gjërë përdoruesish ndërsa vetëm në muajt që vijon do të dërgohet tek bizneset. Por kjo nuk do të shënojë fundin e programit Windows Insider sepse puna do të vazhdojë për Redstone 2 në 2017-tën. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi 14383 dërgon përditësimin e përvjetorit të Windows 10-tës pranë finalizimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)