Lajmet

Ndërtimi 14322 i Windows 10 Mobile përmirëson qendrën e njoftimeve dhe Cortanan

Apr 15 2016
0 Shpërndarje

windows-10-mobile-14322-photo-reminders-100656196-largeMicrosoft mund të mos i kushtojë shumë rëndësi harduerit të platformës Windows Phone por kjo nuk duket ta ketë penguar të vijojë me programin e versioneve eksperimentale, “Insider Preview.”

Ndërtimi 14322 tani është publik për të abonuarit në përditësimet “Fast Ring” që nga dita e enjte dhe përmban disa rregullime dhe përmirësime substanciale. Shtesat më funksionale janë pikërisht në përkujtuesit e asistentit dixhital Cortana.

Nëse në të kaluarën ju kishit mundësi të kërkonit nga Cortana që tju kujtonte blerjen e një produkti, tani mund të shtoni edhe një imazh për ta identifikuar më lehtësisht. Një tjetër risi në këtë aspekt është aftësia e Cortana për të ruajtur përmbajtje dhe tju kujtuar që ti lexoni më vonë.

Microsoft gjithashtu përditësoi ndërfaqen e kyçjes së ekranit ma një buton kamere dhe kontrollerë të multimedias. Nuk mungon edhe ca zbavitje: ikona të reja të shprehjes së emocioneve.

Njoftimet e Cortana e kanë gjetur rrugën e tyre për në Qendrën e Njoftimeve në desktop e cila përmban disa ndryshime në pamje vizuale. Njoftimet janë më të pasura me informacion dhe me fleksibël. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>