Ndërtimi 10586 i Windows 10 Mobile është versioni zyrtar dhe final i platformës

Publikuar më: 19-11-2015

windows_10_mobile_salesMë 18 nëntor, Microsoft publikoi ndërtimin më të fundit eksperimental të Windows 10 Mobile për anëtarët e “Fast Ring”.

Ky ndërtim bart numrin 10586 (po i njëjti numër ndërtimi që ka Threshold 2) dhe me shumë gjasa mund të jetë versioni final i Windows 10 Mobile.

Edhe pse zyrtarët e Microsoft nuk e kanë konfirmuar akoma, në uebfaqen e suportit të kompanisë janë publikuar detajet e jetëgjatësisë së mbështetjes për këtë platformë. Mbështetja për Windows 10 Mobile për Bizneset dhe Windows 10 Mobile për Konsumatorët starton më 16 Nëntor. Mbështetja e tyre përfundon më 8 Janar 2019.

Ky ndërtim sjell kryesisht rregullime të stabilitetit të platformës. Falë këtij përditësimi përdoruesit janë të gjendje të ruajnë aplikacionet e tyre edhe në kartat microSD.

Përmirësimet kanë prekur edhe aplikacionet Messaging dhe Video të Skype që janë të disponueshme për herë të parë në ndërtimin më të fundit. Përdoruesit të cilët janë në ndërtimin 10581 duhet të kthehen në Windows Phone 8.1 që të mund të instalojnë 10586.

Siç e dini, të parët që do të marrin Windows 10 mobile janë blerësit e Lumia 950, 950 XL dhe 550 të cilët dalin në shitje nga fundi i këtij muaji. Windows 10 Mobile do të jetë sistemi operativ mobil i parë i kompanisë i cili funksionon edhe me proçesorët mobile Intel dhe në tabletët me me proçesorë ARM. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi 10586 i Windows 10 Mobile është versioni zyrtar dhe final i platformës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)