Ndërtimi 10532 i Windows 10-të sjell menu të reja dhe me ca probleme të mëdha

Publikuar më: 28-08-2015

windows-10-contextr-menus-100610719-largeMicrosoft po vazhdon të zhvillojë akoma më shumë Windows 10, ndërkohë që çdo ditë me qindra përdorues i shtohen këtij sistemi operativ. Së fundmi Microsoft ka lançuar ndërtimin 10532 i cili është i disponueshëm për testuesit që janë pjesë e Fast Ring. Por cilat janë ndryshimet që sjell Microsoft me anë të këtij ndërtimi?

E para gjë që vihet re është pamundësi për të përdorur shfletuesin 64Bit Chrome dhe mos funksionimi i Windows Hello. Ndërkohë që rishikimi më i rëndësishëm është përmirësimi i menuve të kontekstit që ka si qëllim qëndrueshmërinë dhe përshtatjen me stilin e Windows 10. Gjithashtu Windows Feedback është bërë më i përhapur. Më përpara çdo sugjerim apo vërejtje i dërgohej direkt Microsoft ndërsa tani me aplikacionin e ri Feedback ju mund të shpërndani sugjerimet tuaja në rrjetet sociale si Twitter apo Facebook. Sipas Microsoft dhe ndërtimet e reja të sistemit operativ mobil do të jenë të pajisur me këtë funksionalitet.

Gabe Aul i Microsoft ka folur dhe përsa i përket ardhjes së një ndërtimi të ri për Windows 10 Mobile. Ai shprehet se kompania është duke punuar për të sjellë më të mirën për përdoruesit mobil. Nga ana tjetër duket se Microsoft po i qëndron besnik premtimit të saj për të sjellë vazhdimisht korigjime të problemeve dhe përmirësime të Windows 10. Kjo do të thotë që përdoruesit e Windows 10 do të përballen shpeshherë më përditësime të reja që kanë si qëllim përmirsimin e eksperiencës së tyre. (PC World Albanian)

Ndërtimi 10532 i Windows 10-të sjell menu të reja dhe me ca probleme të mëdha
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)