Ndërtimi 10240 i Windows 10-tës është versioni i fundit “eksperimental” i sistemit operativ

Publikuar më: 23-07-2015

windows-store-at-best-buy-100597327-largeNëse ju jeni ndër ata zhvilluesit me fat që keni shkarkuar në kompjuterin tuaj Windows 10 ndërtimin 10240 atëherë po ju themi se ky është versioni i finalizuar i cili do të mbërrijë tek të gjitha pajisjet.

Vet kompania Microsoft ka vërtetuar se bëhet fjalë për ndërtimin e fundit të sistemit operativ. Pas këtij ndërtimi Microsoft do vazhdojë të përditësojë vazhdimisht sistemin operativ ashtu siç ndodh dhe me plaformat e tjera si iOS apo Android. Një zëdhënëse e kompanisë deklaroi se po përdoret një mënyrë e re për të tejçuar Windows 10 tek përdoruesit.

Para disa ditësh Microsoft vendosi mos të krijonte më kopje ISO të Windows 10. Nëse në kompjuterin tuaj nuk është shkarkuar ende ndërtimi 10240 atëherë ai do të jetë i disponueshëm në datën 29 korrik për tu shkarkuar. Ky ndërtim ka sjellë përditësime të reja për Windows Defender por dhe korigjime të tjera përsa i përket parametrave të sigurisë. Me i rëndësishëm është fakti se Microsoft në këtë ndërtim ka zgjedhur të përditësojë aplikacionet në veçanti, ashtu si Google vepron mbi sistemin e saj Android. Në sajë të këtyre përditësimeve vihet re një përmirsim i ndjeshëm në tërësi të këtij sistemi.

Për tu siguruar që tek ju mbërrijnë të gjitha përditësimet e aplikacioneve, drejtohuni në Windows Store dhe në menunë e shkarkimeve klikoni ‘check updates’. Pasi ta keni bërë këtë lançoni aplikacionin dhe do t’ju shfaqet një mesazh që ju tregon përfundimin me sukses të përditësimit. Por dhe pas kësaj, Micrososft nuk do të ndalojë së përditësuari sistemin rregullisht ndaj sigurohuni që të keni ndërtimin 10240 të Windows 10 në kompjuterin tuaj. (PC World Albanian)

Ndërtimi 10240 i Windows 10-tës është versioni i fundit “eksperimental” i sistemit operativ
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)