Ndërtimi 10149 i Windows 10 Mobile është live për të abonuarit në “Fast Ring”

Publikuar më: 26-06-2015

windows-10-phones-continuum-100582394-largePavarësisht publikimit të një ndërtimi tjetër vetëm një javë më parë, Microsoft siduket po shton angazhimin e saj ndaj Windows 10 Mobile. Ditën e djeshme, ndërtimi 10149 doli live për ata që janë të abonuar në përditësimet Fast Ring. Mëposhtë kemi paraqitur listën e ndryshimeve që sjell ky ndërtim:

Windows 10 Mobile 10149

–         Microsoft Edge: Gjëja e parë që do vini re është brendi i shfletuesit Microsoft Edge në këtë ndërtim. Gjithashtu së bashku me brendin u implementua edhe një tjetë ndryshim: Zhvendosja e fushë së adresës në fund të ekranit. Opsioni për të përzgjedhur mes Desktop View dhe Mobile View gjithashtu është përfshirë në këtë ndërtim.

–         E rëndësishme: Duke qenë se është kaluar nga ID e aplikacionit Projekti Spartan në ID-në e Microsoft Edge, të gjitha përmbajtjet e ruajtura në shfletues do të humbasin pasi të përditësoni në ndërtimin më të fundit.

–         Përmirësimet të ndërfaqes: Dë të vëreni një mori përmirësimesh të ndërfaqes në këtë ndërtim. Është rregulluar një problem me ikonat live të cilat shfaqeshin të turbullta. Ekrani Start është më i pastër ku janë përditësuar edhe ikonat të ndryshme. në vija të përgjithshme do të vëreni një sistem operativ që reagon më lehtë.

–         Përmirësime të Cortana: Ditari Cortana është në hapat e fundit të finalizimit. Në këtë dita tanimë mund të aplikoni edhe funksionalitetin Quiet Hours (Orë të qeta).

–         Shkurtesa FlashLight në Qëndrën e Njotimeve: Një nga risitë e këtij ndërtimi është përfshirja e dy shkurtesave në qëndrën e njoftimeve si FlashLight dhe Celullar Data.

–         Aplikacion i përditësuar i fotove: Është publikuar një përditësim në aplikacionin e fotove për Windows 10-tën i cili mund të shkarkohet përmes Store Beta. Ky përditësim sjell një performancë të shtuar dhe më shumë stabilitet. Aplikacioni mbështet edhe fotot e animuara GIF po që duhet të keni të paktën 1 GB RAM në telefon.

–         Ngarkime automatike nga kamera në OneDrive: Fotot e realizuara nga kamera e smartfonit tuaj tashmë do të ngarkohen automatikisht përmes aplikacionit OneDrive në llogarinë tuaj.

–         Përditësoni aplikacionet: Sigurohuni që të përditësoni aplikacionet përmes Store Beta. Një pjesë e madhe e aplikacioneve po përditësohen veçmas si Outlook Mail, Calendar, Music, Movies & TV dhe aplikacionet MSN. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi 10149 i Windows 10 Mobile është live për të abonuarit në “Fast Ring”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)