Ndërtimi 10130 i Windows 10-tës për desktop mbërriti tek testuesit “Slow Ring”

Publikuar më: 13-06-2015

windows-10-logo-2-100588484-largeAnëtarët e Windows Insider të cilët janë abonuar në përditësimet “Slow Ring” tashmë mund të shkarkojnë ndërtimin më të fundit, 10130 të Windows 10.

Ky përditësim u bë i disponueshëm ditën sotme, ndërsa ka qenë i disponueshëm për të shkuar në formatin ISO përmes uebfaqes së Microsoft.

Ky ndërtim i ri sjell disa përmirësime si ikona të reja, ndryshime në shfletuesin Microsoft Edge dhe mundësinë për të larguar panelin Cortana nga taskbar-i. Gjithashtu, asistenti dixhital mund të aktivizohet përmes butonave Windows + C.

Ekziston një problem në këtë përditësim çka pengon ata që zotërojnë një tablet Surface 3 të instalojnë këtë ndërtim të windows 10. Microsoft me 29 Korrik do të finalizojë këtë version të platformës ku do të bëhet edhe lançimi zyrtar. Ndryshe nga e kaluara, kompania tha se përditësimet e ardhshme të sistemit operativ do të dërgohen duke e trajtuar Windows-in si një shërbim, me pak fjalë më shumë ndryshime në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi 10130 i Windows 10-tës për desktop mbërriti tek testuesit “Slow Ring”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)