Ndërtimi 10125 i Windows 10-tës: Ikona të reja, Windows Hello, ndryshime në ndërfaqe dhe të tjera rregullime

Publikuar më: 25-05-2015

windows-10-10125-new-icons-desktop

Vetëm pak ditë pas publikimit zyrtar të ndërtimit 10122 të Windows 10-tës, një tjetër ndërtim u shfaq detajua në ueb por jo nga vetë Microsoft. Bëhet fjalë për ndërtimin 10125 i cili shfaq ndryshime rrënjësore të ikonave si dhe përmirësime të tjera të ndërfaqes së përdoruesit.

Është e mundur që Microsoft të mos e publikojë këtë ndërtim për publikun por akoma ne mund ti hedhim një sy ndryshimeve të cilat mund të bëhen të disponueshme në ndërtimet e radhës të Windows 10.

Menuja Start

Ndërtimi 10125 sjell ndryshime të vogla të Menusë Start ku ndër to mund të përmendim një etiketë “New” që shfaq ngjitur me menunë “All Apps” çka shërben si një indikator se aplikacione të reja janë instaluar. Kjo shërben edhe në rastet kur instalohen softuer desktop jo vetëm aplikacione nga Windows Store.

all-apps-new-label-windows-10

Pjesë e këtij ndërtimi është edhe një aplikacion i ri Network(Beta) të cilin nëse përpiqeni ta aksesoni do të dështojë. Po ashtu tek menuja “All Apps” do të gjeni një risi interesante. Kur klikoni “All Apps” do të vëreni një panel të ri me germa të alfabetit duke e bërë më të lehtë të gjeni aplikacionin që po kërkoni.

grid-start-menu-windows-10-10125

Modaliteti Tablet

Në ndërtimin 10125 të Windows 10, Microsoft ka përfshirë edhe disa rregullime të modalitetit tablet. Më në fund, ky modalitet sjell edhe një buton të kthimit pas të veprimeve siç mund ta shikoni në imazhin mëposhtë. Butoni përfaqësohet nga një shigjetë ngjashëm me telefonët Windows. Ai kryen të njëjtin funksion që kryen në telefonët Windows.

back-button-windows-10

Aplikacioni i cilësimeve (Settings)

Mbase ndryshimet më interesante kanë ndodhur në këtë panel, pikërisht në aplikacionin Settings. Në ndërtimin 10125 mund të përcaktoni në personalizimin e ndërfaqe nëse doni të aktivizoni ose jo sugjerimet e përmbajtjeve, nëse doni të theksoni programet e instaluara të fundi etj.

costumize-list-start-options-windows-10

Ikona të reja

Ndërsa Microsoft po afrohet drejt debutimit zyrtar të ndërtimit final të Windows 10, ndryshime po ndodhin edhe me ikonat. Në ndërtimet e mëparshme kemi vënë re se Microsoft ka testuar vazhdimisht me grupe ikonash të ndryshme, prandaj edhe në ndërtimet e radhës do të vërejmë të tjera ndryshime në këtë aspekt.

new-drives-icon-windows-10

Përsa i përket ikonave, ato janë shumë më të këndshme dhe konsumatorët që do të kalojnë nga Windows 7 dhe 8 në Windows 10 nuk do të ndihen aspak konfuz. Microsoft ka sjellur ikona të reja për Paisjet, direktoritë, ikonën “My Computer” etj.

new-folder-icon-windows-10

Windows Hello

Gjatë konferencën Iginite, Microsoft prezantoi teknologjinë e re të sigurisë quajtur Windows Hello e cila në të vërtetë kërkon teknologji të veçanta dhe rreze infra të kuqe specifika për një funksionalitet të plotë si në rastin e identifikimit të kompjuter përmes njohjes së fytyrës.

windows-hello-10125-settings

Pikërisht në ndërtimin 10125 shfaqet edhe ky funksionalitet i ri i cili mund të aksesohet në panelin e konfigurimit të llogarive. Natyrisht që përpara konfigurimit, duhet të vendosni një kod Pin në rastet kur Windows Hello nuk arrin të njohë fytyrën. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi 10125 i Windows 10-tës: Ikona të reja, Windows Hello, ndryshime në ndërfaqe dhe të tjera rregullime
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)