Ndërtimi 10080 i versionit eksperimental të Windows 10 për telefonët do të mbërrijë këtë javë

Publikuar më: 13-05-2015

Windows-10-Phone-Tile-sizes-PeopleNëse çdo gjë shkon mirë, anëtarët e programit Windows Insider do të mund të shkarkojnë ndërtimin e ri të Windows 10-tës për telefonët që këtë javë. Microsoft aktualisht po teston këtë ndërtim me numër 10080 brenda ekipit të zhvilluesve.

Në një mesazh në rrjetin social Twitter, shefi ekzekutiv i programit Windows Insider, Gabriel Aul tha se ndërtimi 10080 i Windows 10 po testohet nga Microsoft aktualisht dhe nëse performon mirë do të keni një ndërtim të ri të Windows 10 këtë javë.

Ai tha se duhet ca ditë përpara se një version i Windows 10 të mbërrijë pasi të jetë testuar nga vetë Microsoft. Në t vërtetë, ky ndërtim do të jetë edhe ndër më të rëndësishmit sepse mendohet se do të përfshijë aplikacionet universale të Office për telefonët Windows. Gjithashtu ky ndërtim do të ofrojë mbështetje edhe për Lumia 930. (PCWorld Albanian)

Ndërtimi 10080 i versionit eksperimental të Windows 10 për telefonët do të mbërrijë këtë javë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)