Ndërsa shitjet e iPhone janë në rënie, Apple përgatitet për prezantimin e iPhone SE

Publikuar më: 21-03-2016

Final of DUV01-08 series on ApplePritet që gjatë ditës së sotme të mbahet një eveniment i Apple ku do të debutojë një iPhone i ri, me ekran më të vogël destinuar për tregjet në zhvillim duke filluar nga vende të vogla siç është Shqipëria gjer në Kinën e largme.

Ky telefon i cili supozohet e bart emrin iPhone SE, në vetvehte do të jetë përpjekja e dytë e Apple për të adresuar tregun e telefonëve me kosto të ulët. Një sukses në këtë sektor do ti jepte Apple një rritje galopante të shitjeve kryesisht në tregjet Indisë, Kinës, Afrikës dhe Lindjes së mesme.

Apple tashmë ka dërguar ftesat për evenimentin që do të mbahet në Cupertino në Kaliforni gjatë kësaj të hëne. Tradicionalisht kompania ka qenë e rezevuar në lidhje me detajet e produkteve që prite ttë dalin në shitje. Megjithatë burime të ndryshme kanë konfirmuar se ekrani i telefoni do të jetë 4 inç shoqëruar nga disa teknologji të fundit që vënë në funksion edhe shërbimin e pagesave Apple Pay.

Edhe pse kishim përshtypjen se telefoni i ri do të marrë edhe pak nga dizajni i iPhone 6, 9to5Mac sipas një raporti të fundit shkruante se iPhone SE do të jetë një kopje e iPhone 5S në aspektin e dizajnit.

Sipas firmës analitike IDC, shitjet e iPhone përgjatë tremujorit të ardhshëm pritet të shënojnë rënie me 15 %. Sa i përket rivalëve, Android ngelet në krye me 83 % të telefonëve që funksionojnë me këtë platformë.

iPhone 6 dhe iPhone 6S ishin përpjekjet e para të Apple për të rivalizuar më mirë gjigadin korean Samsung. Megjithatë kompania akoma beson në potencialin e telefonëve me ekran të vogël një filozofi kjo e ndjekur verbërisht nga Steve Jobs në kohën kur drejtonte Apple. (PCWorld Albanian)

Ndërsa shitjet e iPhone janë në rënie, Apple përgatitet për prezantimin e iPhone SE
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)