Ndalojnë nga funksioni kompjuterat Asus me Windows 7 pas përditësimit KB3133977

Publikuar më: 07-05-2016

asussecureboot-100659932-largeDisa përdorues të kompjuterave Asus që funksionin me Windows 7 u përballen me një suprizë të pakëndshme në momentin që paisja vihej në punë nga e para.

Në vend që të vijonte menjëherë starti i Windows 7-tës, përdoruesit kalonin përmes një mesazhi gabimi i cili thoshte se janë kryer disa ndryshime të paautorizuara në softuerin bazë dhe driver-at UEFI.

I gjithë problemi fillon me mekanizmin e ndezjes së sigurtë të Microsoft i cili është ndërtuar për të parandaluar sulmet me maluerë, mekanizëm i cili kohët e fundit është aktivizuar automatikisht në të gjithë bordet Asus. Pas përditësimit KB 3133977 të Microsoft i cili erdhi si i rekomanduar përgjatë periudhës 15 Mars deri më 12 Prill, asnjë prej kompanive nuk kishte një zgjidhje për përdoruesit.

Mekanzimi “Secure Boot” nuk ofrohet për Windows 7-tën dhe për disa arsye të pashpjeguara përditësimi i lartpërmendur shkakton një konflikt i cili ndalon nga funksioni sistemin operativ.

Për përdoruesit të cilët kompjuterat e tyre i kanë të bllokuar nga kjo ngjarje ASUS ofroi disa udhëzime për çaktivizimin e mekanizmit në cilësimet e Boot. Ky procedure do të bënte të mundur ndezjen e kompjuterit pa qenë nevoja e kalimit në Windows 10.

Nuk dihet sesa përdorues mund të jenë prekur por pamundësia për të ndezur kompjuterin padyshim është një problem serioz. Fragmentimi i ekosistemit të Windows tregon edhe njëherë problemet që lindin me versionet e vjetra akoma popullore kur përballen me teknologjitë më të fundit. (PCWorld Albanian)

Ndalojnë nga funksioni kompjuterat Asus me Windows 7 pas përditësimit KB3133977
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)