Ndahet nga jeta Ray Tomlinson, njeriu i cili shpiku e-mail-in dhe popullarizoi simbolin @

Publikuar më: 07-03-2016

5480864382_88e3d36a65_b-640x469Për çdo mesazh elektronik të dërguar falenderoni Raymond Samuel Tomlinson për jetësimin e simbolit të njohur “@.”

Ditën e Premte ai u nda nga jeta në moshën 74 vjeçare nga një atak kardiak. Ai u lind në New York në 1941 dhe ndoqi studimet e magjistraturës nga Instituti Teknologjik i Massachusetts.

Në 1967 iu bashkua Bolt Beranek dhe Newman, një kompani kjo e cila ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e ARPANET, paraardhësi i internetit të sotëm.

Në 1971, sipas Murit të Famës së Internetit, ai shkroi klientin e parë mail të ARPANET duke kombinuar programet SNDMSG dhe CPYNET. Ishte vetë Tomlinson i cili dha idenë e përdorimit të simbolit @ si një mënyrë dalluese mes e-mail-eve të brendshme dhe atyre që dërgohen në rrjetet e jashtme. (PCWorld Albanian)

Ndahet nga jeta Ray Tomlinson, njeriu i cili shpiku e-mail-in dhe popullarizoi simbolin @
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)