Ndahet nga jeta në moshën 42 vjeçare themeluesi i Debian Linux, Ian Murdock

Publikuar më: 30-12-2015

1064842745_c18fdccea2_b-930x698Docker njoftoi në një postim në blog se punojësi i saj dhe themeluesi i sistemit operativ Debain Linux, Ian Murdock është ndarë nga jeta në moshën 42 vjeçare.

Nuk janë bërë të ditura shkaqet ku kompania nuk dëshoi të komente ngjarjen. Madje as Policia e San Feancisco nuk kishte dijeni rreth shkaqeve të vdekjes. Në llogarinë e tij në rrjetin social ai njoftonte se ishte përfshirë në një incident me policinë dhe se kishte ndërmend të kryente vetëvrasje.

Murcok krijoi Debian në Gushtë të 1993. Në vitet e fundit ai ishte përkushtuar botës së Linux. Përdorues të shumtë të Debian reaguan në mbështetje dhe simpati ndaj figurës së tij në rrjetin social Twitter. (PCWorld Albanian)

Ndahet nga jeta në moshën 42 vjeçare themeluesi i Debian Linux, Ian Murdock
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)