- Së shpejti vetëm duke thënë “Okay Google” do të mund të kërkohet nga kompjuterët
- Programi i ri i PayPal për krijimin e ekosistemit dixhital të pagesave edhe në dyqanet me pakicë
- Microsoft përmirëson menaxhimin e fotove në SkyDrive
- Rrjetet në vitin 2020: trafik më të ngarkuar, harxhim më të vogël energjie
- Sa të vlefshme janë realisht certifikimet e IT-së?
- 5 probleme që duhet të rregullojë Microsoft-i në aplikacionet e Office-it në ueb
- BioWare diskuton mbi spin-off të Mass Effect
- Dead Island: Riptide në krye 3 javë radhazi
- Tales of Symphonia do i nënshtrohet një ribërje HD për Playstation 3
- “Mad Genius” mund të bëhet kontrolluesi i lëvizjeve revolucionar i lojërave
- Krijuesi i imazhit Xbox Infinity thotë se fotoja është fallco
- Manhunt vjen në PSN këtë javë
NASA bën përditësimin e madh softuerik të sondës në Planetin Mars
Publikuar më: 13-08-2012
Sonda e NASA-s e titulluar Curiosity iu nënshtrua përditësimit të saj parë madhor softuerik gjatë fundjavës, duke bërë kështu laboratorin mobil më të përshtatshëm të jetës së saj në sipërfaqen e Marsit.
Përditësimi u krye mes të premtes dhe të hënës, së bashku me softuerin që i ishte ngarkuar në Curiosity gjatë fluturimit nga Toka në Mars. Softueri më i vjetër i dha mundësi bazike të navigimit Curiosity, por jo të mjaftueshme për të kryer detyrën e saj madhore: "Të shikojë nëse Planeti i Kuq ndonjëherë ka qenë i banuar".
“Ne dizajnuam misionin nga fillimi që të jemi në gjendje të përditësojmë softuerin sipas nevojës për faza të ndryshme të misionit,” tha inxhinier softuerike i misionit, Ben Cichy, në një deklaratë. “Versioni i softuerit të fluturimit Curiosity i cili për momentin është duke u shfrytëzuar, ishte përqëndruar në fakt në uljen e mjetit. Ai përfshin shumë mundësi të cilat neve nuk na duhen më.”
Mundësitë e softuerit të ri për të përpunuar imazhin do të ndihmojnë Curiosity që të mënjanojë pengesat teksa ai shtyn sipërfaqen dhe gjithashtu lejon sondën që të përdorë dhe kapet në pjesën e poshtme të krahut të vet.
Skuadra e NASA-s për Curiosity ka hulumtuar të gjitha imazhet e pranuara deri më tani, duke u përpjekur të kuptojë në këtë mënyrë se cilat janë karakteristikat më me vlerë për t'u eksploruar.
Sapo mjeti të jetë pak më afër shkëmbinjve, ai mund të hulumtojë më tepër për përbërjen e tyre me një pajisje laserike, përpara se të dërgojë disa mostra për analizim. (PC World Albanian)