Muaji Qershor Java e 2-të në PCWorld: VALA vs IPKO, Privatësia në Epokën Dixhitale dhe prezantimi i iOS 9 dhe OS X El Capitan

Publikuar më: 15-06-2015

pcNë PCWorld, javën që shko bëmë një analizë krahasuese të shërbimeve Roaming që ofrojnë dy operatorët Kosovar në Shqipëri. U mbajt konferenca me temë Përpunimi i të dhënave të ndjeshme në sektorin shëndetësor ndërsa Ushtria e Kosovës u bë një abonent i operatorit mobil Vala. Nga bota pamë të prezantohej iOS 9 dhe OS X El Capitan. Ndërsa fundi i 2015-tës do të rrisë në mbi 1 miliar numrin e përdoruesve të shërbimeve 4G.

Me VALA apo IPKO gjatë pushimeve verore në Shqipëri?

Vala_vs_IPKO_Tabela_KrahasueseAktualisht dy operatorët e telefonisë mobile në Kosovë, VALA dhe IPKO, po përpiqen të ofrojnë paketa sa më tërheqëse për qytetarët që do të pushojnë në bregdetin shqiptar këtë verë, duke ofruar paketa të kombinuara me minuta bisedë, SMS dhe internet 3G/4G. VALA këtë verë për klientët e saj ofron dy paketa, Vera 1 dhe Vera 2, të cilat mund të blihen lehtësisht, vetëm duke dërguar një SMS, çmimi i të cilave kushton 4.44 euro për 8 ditë dhe 8.99 euro për ata që rrinë dy javë në pushime. Paketa Vala 1 përmban 30 minuta bisedë dhe 2 GB (Gigabajt) internet, ndërsa Vera 2 60 minuta bisedë dhe 4 GB internet. Në rastin e konsumit të paketave të lartpërmendura, një bisedë 60 sekondëshe sipas njoftimit të vetë Vala të cilin ua ka dërguar klientëve, tarifohet me 10 cent, ndërsa një SMS i kushton secilit qytetar 2 cent.

Fushata Privatësia në Epokën Dixhitale sjell konferencën me temë “Përpunimi i të Dhënave të Ndjeshme në Sektorin Shëndetësor”

PDA-ftesa_print640Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë me 12 Qershor do të mbajë konferencën me titull “Përpunimi i të Dhënave të Ndjeshme në Sektorin Shëndetësor. Kjo konferencë do të mbahet në qytetin e Prizrenit në kuadër të përmbylljes së fushatës Privatësia në Epokën Dixhitale. Kjo fushatë startoi që në muajin Nëntor të vitit të shkuar ku përmes aktiviteteve të ndryshme promovuese u synua që të arriheshin objektivat e saj për ndërgjësimin e sigurisë së të dhënave të qytetarëve kosovarë në internet.

Ushtria e Kosovës do të shfrytëzojë produktet dhe shërbimet që ofron PTK/VALA

Marreveshja me FSK_3Ushtria e Kosovës hyn në VALA. Ky ishte titulli që shoqëronte një njoftim për shtyp të Postës dhe Telekomit të Kosovës në lidhje me marrëveshjen më të re. Ushtarët, oficerët dhe personeli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucion i cili shpejt pritet të transformohet në Ushtrinë e Kosovës, që nga dita e sotme, do të përdorin edhe shërbimet dhe produktet e opraratorit publik, PTK\Vala. Mbi 2.700 ushtarë dhe oficerë të këtij institucioni, do të përdorin shërbimet e Vala-s. Agron Mustafa, Shefi ekzekutiv i PTK-së bëri të ditur për kompaninë që ai drejton, se përdorimi i produkteve të Vala nga ana e Ushtrisë së Kosovës, paraqet një emocion të veçantë dhe është thellim i bashkëpunimit të mëtejshëm me FSK-në.

Fundi i 2015-tës do të shënojë 1 miliard përdorues të shërbimeve 4G LTE

image-1382682008-ATT-4G-LTENumri i abonentëve që shfrytëzojnë shërbimet 4G LTE do të kalojë shifrën e 1 miliard përpara fundit të vitit. Do të jenë afro 1.37 miliard përdorues të shërbimeve 4G LTE deri nga fundit i vitit. Në fund të 2014-tës ishin gjithësej 650 milion abonentë, dhe faktori kyç që ka ndikuar në shitimin e popullaritetit të shërbimeve 4G janë pikërisht rënia e kostos së një smartfoni 4G. Aktualisht, 4G LTE po përqafohet me shpejtësi në Amerikën e Veriut, në Japoni dhe Korenë e Jugut. Në ato vende ku adoptimi i LTE është i lartë, sfidë kryesor për operatorët është ruajtja e rrjetit nga degradimi për shkak të shitim të më shumë abonentëve.

Apple prezanton OS X El Capitan, gjeneratën e re të sistemit operativ të Mac

dark-mode-os-x-10-10-yosemite.jpg'Nuk do të quhej një eveniment i rëndësishëm nëse Apple nuk do të sillte versione të reja softuerësh të produkteve të saj. Sot Apple ka prezantuar versionin më të ri të sistemit të saj operativ për pajisjet desktopët dhe laptopët Mac dhe e ka emërtuar atë OS X El Capitan. Pasardhësi i Maverick dhe Yosemite ka dy pikat kryesore në të cilat fokusohet: Eksperienca dhe Performanca. Craig Federighi i Apple ishte ai që prezantoi ndryshimet që do të sjellë ky sistem operativ. Ndryshimet kryesore vijnë në shfletuesin Safari. Tani do të jetë më e lehtë për përdoruesit ruajtja dhe aksesimi i faqeve të tyre të preferuara.

Apple prezantoi iOS 9 në konferencën e zhvilluesve WWDC 2015

2015-06-0820-54-52Apple zbuloi detajet e iOS 9 në konferencën e zhvilluesve mbajtur ditën e sotme në San Francisco. Craigh Federighi, zëvendës president pranë departamentit të inxhinierisë tha se versioni i ri i iOS për iPhone dhe iPad do të përqendrohet ekskluzivisht në produktivitet pa prekur privatësi e përdoruesit. Disa nga veçoritë e reja janë: Përmirësimet të Siri-t: Asistenti dixhital i Apple vjen me një karakteristikë të re. E quajtur, sugjerime “inteligjente”, kjo karakteristikë mbërrin në një moment mjaft kyç ku Apple por ofron mbështetje më të madhe për palët e treta në këtë aplikacion. Caller ID: Smartfonët e Apple tashmë bëjnë kërkime edhe në postën tonë elektronike për të zbuluar identitetin e një thirrësi telefonik duke jua sugjeruar menjëherë në ekran.

Laptopët Toshiba do të përmbajnë një buton të dedikuar fizik për Cortana-n

cortana-button-return-key-100590901-largeAsistenti dixhital Cortana do të jetë një nga prurjet më të rëndësishme në Windows 10 për desktopët. Por ajo që na habiti sot ishte një iniciativë e ndërmarrë nga Toshiba për të implementuar një buton fizik në tastierë posaçërisht për të aktivizuar Cortana-n. Ky buton do të jetë pjesë e të gjithë kompjuterave prodhuar nga Toshiba me Windows 10. Ai do të lokalizohet në skajin e majtë të tastirë afër butonave të funksionit.

Muaji Qershor Java e 2-të në PCWorld: VALA vs IPKO, Privatësia në Epokën Dixhitale dhe prezantimi i iOS 9 dhe OS X El Capitan
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)