Muaji Qershor Java e 1-rë në PCWorld: VALA sjell pakot Vera 1 dhe Vera 2 ndërsa versioni më i lirë i Windows-tës do të kushtojë 119 $

Publikuar më: 07-06-2015

PCWorld Albanian BlogJava e parë e muajit Qershor në PCWorld Albanian foli për Windows-in dhe Skype. Windows 10 Home do të kushtojë 119 dollar ndërsa Windows 10 Pro 199 dollar. Platforma e video thirrjeve Skype u përball me një problem të frikshëm dështimi. Në Tiranë u mbajt në datat 5 dh 6 Qershor Konferenca e Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji. Operatori mobil VALA lançoi dy pako të reja ofertash për shqiptarët e kosovës që duan të kalojnë pushimet në plazhet shqiptare. Në eventin Computex u prezantuan disa paisje të reja ku në mesin e tyre spikati ASUS Transformer Book T100HA.

Mbahet në Tiranë në datat 5 dhe 6 qershor Konferenca e Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji

UBt-jaMuajt e fundit nuk kanë munguar eventet prestigjoze të fokusuara në fushën e informatikës dhe teknologjisë në vendin tonë. E tillë është dhekonferenca ISTI 2015. Jemi të lumtur t’ju lajmërojmë se për vitin e gjashtë radhazi do të mbahet në Tiranë Konferenca e Sistemeve të Informacionit dhe Inovacionit në Teknologji. Kjo konferencë ka si qëllim të mbledhë në një njëjtin vend profesionistët, akademikët, apo zhvilluesit e teknologjisë për të dhënë një pamje të qartë të nivelit të teknologjisë së informacionit dhe inovacionit në vendin tonë, për të raportuar rezultate të reja kërkimore dhe për të shkëmbyer ide dhe eksperienca në fusha si Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, inovacioni dhe aplikimet në ekonomi. Kjo konferencë do të zhvillohet nga Departamenti i Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar të Fakultetit të Ekonomisë në bashkëpunim me Universitetin e Biznesit dhe Teknologjisë në Kosovë dhe Akademinë e Shkencës në Shqipëri.

Vala sjell ofertën verore! Vetëm 8.99 euro për dy javë pushime në bregdetin shqiptar

vala-vera-2Operatori mobil Kosovar në pronësi të Telekomit vendas, Vala, ditën e sotme shënoi edhe startin e një muaji të “nxehtë” për tregun e telekomunikacionit në Kosovë. Si duket Vala po shtyn konkurrentët drejt limiteve me lançimin e produkteve të reja dhe implementimin e teknologjive të reja. Viti 2015 duket të jetë mjaft intensive sidomos me emërimin në krye të kësaj kompanie të Agron Mustafës. Risia më e fundit e këtij operatori janë dy oferta të reja për abonetët që destinacion të tyre këtë vit kanë bregdetin shqiptar. Për kujtesë, Vala dhe Eagle Mobile nënshkruan më parë një memorandum mirëkuptimin duke rrëzuar barrierat roaming mes dy shteve dhe specifikisht mes dy operatorëve. Janë pikërisht dy ofertat e reja që përfitojnë nga kjo marrëveshje dhe bëhet fjalë për pakot Vera1 dhe Vera2.

Zyrtare: Microsoft do të shesë Windows 10 Home 119 dollar ndërsa versionin Pro 199 dollar

terry_myerson_silhouette_PrintZyrtarisht Microsoft ka publikuar informacionet mbi koston e Windows 10-tës, ku Windows 10 Home do të kushtojë 119 dollar ndërsa Windows 10 Pro 199 dollar. Microsoft gjithashtu ka planifikuar që të tarifojë 99 dollar për ata që duan të kalojnë nga versioni Home në Pro. Gjatë fundjavës që lajmë pas, një distributor amerikan online, NewEgg.com publikoi ato çmime që rezultuan të ishin të rreme. Sipas tyre Windows 10 Home do të kushtonte 109.99 dollar ndërsa Windows 10 Pro 149.99 dollar. Por nuk u mjaftuan me kaq po thanë Windows 10 do të ishte e disponueshme pas datës 31 Gusht. Ditën e djeshme Microsoft e hodhi poshtë këtë të fundit me një publikim zyrtar ku tha se Windows 10 vjen më 29 korrik për të mos vonuar më tej duke zbuluar në orët në vazhdim edhe çmimet ekzakte.

Skype pëson “Knock Out”! 8 Karaktere shkaktojnë dështimin e softuerit

skype-logo-open-graph-100272883-largePërdoruesit e Skype, kini kujdes pasi orët e fundit në këtë platformë komunikimi po qarkullon një varg me 8 karaktere i cili është i aftë të dështojë aplikacionin në fjalë. Vargu i karaktereve që shkakton këtë problem është http://: ndaj kini kujdes. Kur përdoruesit e prekur nga ky problem u munduan të hapnin aplikacionin sërisht, ai përsëri dështonte. Ky problem për herë të parë u zbulua nga një anëtar i forumeve të Skype. Sipas një raporti nga VentureBeat edhe fshirja terësisht e bisedës ku gjendet ky varg karakteresh nuk ndihmon në eleminimin e problemit sepse Skype do ta shkarkojë bisedën sërisht nga cloud. Një zëdhënës i Skype u shpreh përmes një deklarate se kompania është në dijeni të këtij problemi dhe po punon për ta zgjidhur atë. Akoma nuk ka një datë të caktuar se kur do të eleminohet ky problem apo se çfarë e shkakton atë. Një zgjidhje e mundshme mund të jetë ç’instalimi i aplikacionit Skype dhe shkarkimi i versionit 6 të tij.

Një shtetase amerikane hedh “tutje” një kompjuter Apple I që daton nga 1976 me vlerë 200,000 dollar

apple_i_euthman_flickr-100588184-largeNë muajin Prill, një femër hodhi disa paisje elektronike në një fabrikë riciklimi në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Nuk ka ndonjë gjë interesante në këtë mes gjersa marrim në konsideratë faktin se në mesin e këtyre paisjeve elektronike gjendej një kompjuter i rrallë siç është Apple I. Kompjuteri daton që nga 1976, dhe është një nga 200 paisjet e tilla të prodhuara, duke e bërë një produkt mjaft joshës për koleksionuesit e industrisë së teknologjisë. Në fakt Firma që menaxhonte atë fabrikë riciklimi e shiti këtë kompjuter antik për 200,000 dollar, por që ka në plan që gjysmën e këtij fitimi prej 100,000 dollar të ja ofrojë donatorit që në këtë rast është gruaja në fjalë. Problemi i vetëm është se nuk dihet identiteti i saj dhe nuk kanë lënë as emër e as informacion.

Intel lançon familjen e re të proçesorëve, Broadwell-H

screenshot-2015-06-01-23.05.11-100588580-largeNdërkohë që bota pret për gjeneratën e re të çipave Skylake, kompania Intel zgjedh të lançojë gjeneratën e fundit të linjës Core, proçesorët Broadwell-H të destinuar për tu përdorur në desktop dhe laptop. Intel debutoi me 10 proçesor të rinj Broadwell-H të njohur ndryshe si familja Intel Core i7 -5xxx. Pjesa më e madhe e çipave përfshinin grafikat e reja Intel Iris Graphics 6200 të cilat sipas Intel ofrojnë dyfishin e kualitetit të grafikave paraardhësve. Kompania premtoi se këto grafika do të jenë të disponueshme në afatin kohor prej 30-60 ditë në vijim. Seria e re e proçesorëve të lançuar përfshin çipa të tipit 47 dhe 65 watt të cilët kanë specifika të ndryshme. Intel deklaroi se modeli Core i7-5775C i shoqëruar nga Iris Pro 6200 do të jetë dyfish më i shpejtë në grafika se i7-4790S, 35% më i shpejtë në bisedat me video dhe 20% më i shpejtë në përformancën e përgjithshme.

ASUS Transformer Book T100HA: Windows 10, USB Type-C dhe ofron 14 orë jetëgjatësi baterie

ASUS-Transformer-T100HAMes produkteve të reja që debutuan gjatë evenimentit Computex 2015, ishte edhe Transformer Book T100HA, hibridi laptop-tablet që është edhe pasardhësi i pajisjes 2 në 1 T100 me sistem operativ Windows 8. Më interesant është fakti se ky model i ri do të jetë i pajisur me sistemin operativ Windows 10 dhe USB Type-C, e përdorur dhe në MacBook-un fundit të Apple. Ky hibrid ka një trashësi vetëm 8.45mm, dhe do të jetë i disponueshëm në katër versione ngjyrash ndërkohë që madhësia e ekranit është 10.1 inç. Kompania Asus nuk ka dhënë ndonjë detaj përsa i përket çmimit, por mendohet që kostoja e tij të jetë afërsisht sa i paraardhësit, 349 dollar. Rezolucioni i ulët i ekranit dhe përbërja prej plastike janë disa nga disavantazhet kryesore të këtij produkti. Asus premton 14 orë jetëgjatësi baterie. (PCWorld Albanian)

Muaji Qershor Java e 1-rë në PCWorld: VALA sjell pakot Vera 1 dhe Vera 2 ndërsa versioni më i lirë i Windows-tës do të kushtojë 119 $
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)