Muaji Qershor Java 4 në PCWorld Albanian: Nënshkrimi elektronik, Startup Grind Tirana dhe Vodafone Wi-Fi

Publikuar më: 28-06-2015

PCWorld Albanian BlogJavën që lamë pas folëm për Nënshkrimin Elektronik, Vodafone Wi-Fi dhe Startup Grind në PCWorld. Nuk ngelen jashtë as tematika të rangu global ku Windows 10 Mobile u përditësua në ndërtimin 10149. Publikuam një artikull të një kolumisti të InfoWorld në lidhje me Policinë e Munguar të Internet por u befasuam edhe nga skandali i Samsung që kishte ç’aktivizuar Windows Update në kompjuterat e saj. Për më shumë ju ftojmë ti hidhni një sy përmbledhjes së javës së fundit të muajit Qershor.

Nënshkrimi elektronik dhe shërbimet e besuara në administratën publike

big_perbanneDisa javë më parë pranë qendrës Protik u organizuan sesione informuese lidhur me shërbimet elektronike të identitetit; autentikim dhe nënshkrim elektronik i kualifikuar për Administratën Publike. Kjo fushatë informuese me institucionet publike u organizuan nga Aleat, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Znj. Milena Harito. “Qëllimi ynë është t’ju lehtësojmë jetën qytetarëve, të pakësojmë burokracitë dhe nëpërmjet kësaj të pakësojmë mundësitë për korrupsion, sepse sigurisht aty ku nuk ka më sportel, ka një mundësi më pak për korrupsion dhe kjo është ajo që kemi thënë gjithmonë, ngritja e sistemeve për të luftuar korrupsionit”, ka cituar Ministrja Znj. Milena Harito në hapjen zyrtare të kësaj fushate informuese.

Më 9 Korrik përpara komunitetit shqiptar të Startup Grind vjen themeluesi dhe CEO i Spitalit Amerikan, Klodjan Allajbeu

startupgrindBesojmë se një pjesë e madhe e juaja që po lexon këtë artikull e njihni që të gjithë Startup Grind, komunitetin global ndërtuar për të edukuar, inspiruar dhe lidhur sipërmarrësit e rinj. Një iniciativë e tillë është pjesë edhe e dy kryeqyteteve Shqiptare, Tiranës dhe Prishtinës. Por sot do të flasim për takimin e radhës të Startup Grind Tirana që do të mbahet në datën 9 Korrik. Si gjithmonë takimet kanë një të ftuar special, ku i fundit ishte sipërmarrësi me famë globale Baybars Altuntas. Por data 9 Korrik do të sjellë përpara komunitetit shqiptar të Startup Grind themeluesin dhe CEO-n e Spitalit Amerikan Klodjan Allajbeu.

Vodafone Albania do të ofrojë Wi-Fi Falas gjatë verës në zonat turistike të Shqipërisë

BvfsBDlIUAET9mOKjo nuk është hera e parë që operatori mobil Vodafone sjell risi në treg. Në fakt Wifi Falas është aplikuar edhe vitin që lamë pas ku operatori në fjalë ofronte akses në internet Wifi Falas kryesisht në zonat turistike gjatë sezonit të pushimeve. Një iniciativë të ngjashme e kemi parë me ALBWifi, projekt i realizuar nga ALBtelecom ku duke implementuar pika të aksesit falas të internetit përmes valëve wireless kompania ofronte këtë shërbim vetëm për abonetët e Eagle Mobile.

 

Samsung ç’aktivizon Windows Update në një pjesë të madhe të kompjuterave të saj

Samsung Electronics veroeffentlicht Ergebnis fuer das vierte Quartal 2012Samsung po ndalon nga përdorimi Windows Update për disa kompjutera që do të nxjerrë në shitje që nga dita e sotme. Një zëdhënës i Microsoft e konfirmoi këtë fakt duke qenë se po haseshin probleme me paisjet e Samsung. Samsung po e bën këtë në favor të softuerit të saj të përditësimit quajtur SW Update. Kompania e përshkruan këtë softuer si mënyra më e mirë për të përfituar përditësimet më të përshtatshme. Ky program ndihmon përdoruesit në përditësimin e softuerëve dhe driver-ave lehtësisht. Me fjalë të tjera, kjo është mënyra më tipike që një prodhues kompjuterash përpiqet të mbajë të përditësuar softuerët e driver-at e një kompjuter përfshi edhe ato nga palët e treta të cilat mund të jenë të padobishme.

Ndërtimi 10149 i Windows 10 Mobile është live për të abonuarit në “Fast Ring”

Windows-10-Phone-Outside-TilesPavarësisht publikimit të një ndërtimi tjetër vetëm një javë më parë, Microsoft siduket po shton angazhimin e saj ndaj Windows 10 Mobile. Ditën e djeshme, ndërtimi 10149 doli live për ata që janë të abonuar në përditësimet Fast Ring. Mëposhtë kemi paraqitur listën e ndryshimeve që sjell ky ndërtim: Windows 10 Mobile 10149: Microsoft Edge: Gjëja e parë që do vini re është brendi i shfletuesit Microsoft Edge në këtë ndërtim. Gjithashtu së bashku me brendin u implementua edhe një tjetë ndryshim: Zhvendosja e fushë së adresës në fund të ekranit. Opsioni për të përzgjedhur mes Desktop View dhe Mobile View gjithashtu është përfshirë në këtë ndërtim. E rëndësishme: Duke qenë se është kaluar nga ID e aplikacionit Projekti Spartan në ID-në e Microsoft Edge, të gjitha përmbajtjet e ruajtura në shfletues do të humbasin pasi të përditësoni në ndërtimin më të fundit.

Kemi nevojë për Policinë e Internetit dhe tani më shumë se kurrë

mayberry-sheriff-car-police-car-retro-revival-antique-000000147714-100264013-primary.idgePak vite më parë mora një mesazh elektronik i paisur me Spam nga një femër që nuk e njihja. Ishte ai lloj Spam-i i cili shfaqte mesazhe të shpeshta të kompromentimit të kompjuterit nga një bot. Kjo e thënë ndryshe ai që ja kishte dërguar këtë Spam nuk po shfrytëzonte postën e saj elektronike vetëm për të dërguar edhe të tjerëve. Me qëllimet më të sinqerta unë iu përgjigja asaj duke i thënë se jam një ekspert sigurie në internet dhe se kisha marrë një e-mail me Spam nga kompjuteri i saj duke vënë në dukje faktin se kompjuteri mund të ishte infektuar. Ia sqarova edhe sesi ta pastronte kompjuterin. Përgjigja e saj ishte irrituese. “U lodha nga ju që më akuzoni se po u dërgoj viruse. (PCWorld Albanian)

Muaji Qershor Java 4 në PCWorld Albanian: Nënshkrimi elektronik, Startup Grind Tirana dhe Vodafone Wi-Fi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)