Muaji Maj Java 5 në PCWorld: Nga 1 Shtatori me 4G, UBT inaguroi bibliotekën me 100 mijë libra dhe u mbajt Startup Grind Tirana

Publikuar më: 31-05-2015

UntitledJava e pestë e këtij muaji në PCW”orld vërejti një ndërprerje të shërbimit të Vala për 90 minuta, një ndërprerje e njoftuar më parë. AKEP tha se nga 1 shtatori fillon ofrimi i shërbimit 4G në Shqipëri ndërsa me 29 Maj u mbajt takimi i radhës i Startup Grind Tirana. Universiteti për Biznes dhe Teknologji hapi bibliotekën me mbi 100 mijë libra, themeluesi i Linux tha se Windows është maluer si dhe folëm lidhur me 10 smartfonët më të mirë të gjashtë mujorit të parë të 2015-tës.

AMC, Eagle Mobile dhe Vodafone do të fillojnë zyrtarisht ofrimin e shërbimeve 4G më 1 Shtator

A4g-lte-logoutoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka njoftuar se pas datës 1 Shtator do të fillojë ofrimi i shërbimeve 4G LTE në Shqipëri. Në fakt ky është afati që I duhet AKEP për të përgatitur spektrat në frekuencat 900/1800 Mhz përmes së cilave do të ofrohet ky shërbim. U kemi vënë në dijeni gjithashtu për akordimin e liçensave 4G për operatorët AMC, Vodafone dhe Eagle Mobile në muajin Mars, fituan dy të drejta përdorimi në frekuencat 900/1800 Mhz duke paguar  9 milion, 6.8 milion dhe 7.7 milion Euro dhe në total AKEP arkëtoi 23.5 milion për këto autorizime. Por AMC dhe Vodafone u bënë pjesë edhe tenderit të dytë 4G këtë here në frekuencat 2600 Mhz ku secili prej operatorëve fituan katër blloqe 2×5 Mhz.

Vala njoftoi konsumatorët se nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimet telefonike mesnatën e sotme për afro 90 minuta

Vala_MobileOperatori mobil Kosovar në pronësi të Postës dhe Telekomi të Kosovës, Vala, ka njoftuar të gjithë përdoruesit e saj për një ndërprerje të shërbimit pas orës 00:00 të mbrëmjes së sotme për afro 90 minuta me radhë. Nuk dihet shkaku i vërtetë i kësaj ndërprerje ndërsa Vala nuk ka dhënë asnjë shpjegim konkret. Operatori është justifikuar me faktin se kjo ndërprerje po ndodh në kuadër të modernizimit të rrjetit. Kjo na bën të mendojmë se operatori Vala duhet të jetë duke u angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit 3G dhe 4G lançuar së fundi çka do u siguronte qytetarëve kosovarë shërbime të internetit të shpejtësisë dhe cilësisë së lartë.

Universiteti për Biznes dhe Teknologji inauguroi bibliotekën dhe qendrën e dijes me mbi 100 mijë libra

DSC2015052500001Në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT) u bë inaugurimi i Bibliotekës dhe Qendrës së Dijes, krijimi i të cilave është mundësuar me përkrahjen dhe financimin e popullit amerikan, përmes organizatës Internacional Book Project. Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm edhe Prof. Dr.Stacy Closson nga Universiteti i Kentakit, anëtare e Bordit të Internacional Book Project, përfaqësues të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, mësimdhënës dhe studentë të UBT-së. Biblioteka e UBT-së, me qendrën në saj në kampusin e ri të këtij institucioni, ka rreth 100 mijë libra dhe mëton të jetë biblioteka më e madhe universitare në vend dhe në rajon. Përveç kësaj biblioteke, UBT ka bibliotekat e saj edhe në objektin qendror në Prishtinë dhe në degët në Ferizaj e në Prizren.

Baybars Altuntas këshillon sipërmarrësit e rinj shqiptarë në Startup Grind Tirana

11265135_757295724384848_7232236006989384510_nBaybars Altuntas ishte biznesmeni i rradhës që u mirëprit nga komuniteti në rritje i Startup Grind Tirana më 26 Maj, aktivititet i përmuajshëm që edukon dhe frymëzon sipërmarrësit e rinj dhe shërben si urë lidhëse midis sipërmarrësve në Shqipëri, i vetmi i këtij lloji në vend. Duke qenë një personazh mjaft popullor në Shqipëri falë librit të tij të shumëshitur “Zbrita nga autobusi, hypa në BMW” dhe lidhjet e tij të gjakut me shqiptarët, Altuntas nuk hezitoi të prezantohej me të gjithë pjesëmarrësit dhe t’u jepte atyre këshilla biznesi. Gjatë intervistës me Endri Mataj, organizatorin e aktivitetit, Baybars u shpreh shpesh se “mjafton të keni lidhje të mirë interneti, dhe mundësitë tuaja janë të pafundme.”

Themeluesi i Linux: Windows, Mac OS, Android dhe iOS janë mauler

Foot Shackled to Ball and ChainNë 1983 kur fillova të angazhohesha në lëvizjen e softuerit të lire, maulerët ishin kaq të rallë saqë në secilin rast kur përballeshim me një të tillë, e konsideronim si një akt skandaloz. Ditëve sotme është dicka normale përballja me një maluer. Nuk po flas për viruset kompjuterike. Sepse maluer është një softuer i dizenjuar për të “keqtrajtuar” përdoruesit. Viruset janë të dëmshëm, por produktet e softuerit që vinë të instaluar në sistemet operative janë gjithashtu të dëmshëm sidomos kur u kërkojnë para më pas. Në 1983 filloi nisma e cila transformoi të gjithë softuerët pothuajse në programet me kosto, ku përdoruesit ishin të ndaluar të ndërhynin apo ti ri-distribuonin.

10 Smartfonët më të mirë të gjashtë mujorit të parë të 2015-tës

moto-x-2014-thumbMesa duket ka përfunduar edhe pjesa e parë e debutimeve të smartfonëve më të mirë nga prodhuesit si Samsung, HTC dhe LG dhe tashmë ka mbërritur momenti për ti hedhur një sy të gjitha alternativave që ekzistojnë. Në këtë artikull kemi përzgjedhur smartfonët më të mirë në këndvështrimin tonë dhe i kemi radhitur si mëposhtë për nga cilësia dhe funksionalitet që ofrojnë. Duhet të keni parasysh diçka se kjo është një preferencë e jona natyrisht e bazuar në argumente të cilat i kemi paraqitur mëposhtë. Ju ftojmë ti hidhni sy listës së smartfonëve më të mirë të gjysmës së parë të 2015-tës.

AMD sfidon linjën e proçesorëve Core i3 me APU-në e re desktop quajtur Godavari

amd-a-series-godavari-100587907-largeDitën e enjte, AMD në heshtje të plotë bëri një lançim të bujshëm. Bëhet fjaë për APU-në(proçesor + kartë grafike) A10-7870K, një çip 137 dollarësh për kompjuterat desktop të cilin AMD e promovon si zgjedhjen më efektive dizenjuar për kompjuterat e lojërave. Kompania i referohet këtij çipi si “Godavari”, i cili sjell një rritje të frekuencës krahasuar me çipin aktual A10-7850K me arkitekturën Kaveri. Këtë çip mund ta blini duke filluar që nga data 2 Qershor. A10-7870K fuqizohet nga 12 bërthama kompjuterike, 4 janë proçesorike dhe 8 grafike. Frekuenca, krahasuar me paraardhësin, është rritur nga 3.7 Ghz në 3.9 Ghz ndërsa përshpejtimi i kësaj frekuence mund të shkojë deri në 4.1 Ghz. Edhe çipi grafik është përmirësuar nga frekuenca 720 Mhz në 866 Mhz. Për të implementuar këtë çip është i nevojshëm një motherboard FM2+.

Muaji Maj Java 5 në PCWorld: Nga 1 Shtatori me 4G, UBT inaguroi bibliotekën me 100 mijë libra dhe u mbajt Startup Grind Tirana
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)