Muaji Maj Java 4 në PCWorld: e-Albania me 150 shërbime ndërsa Microsoft Edge sfidon Chrome dhe Firefox

Publikuar më: 24-05-2015

PCWorld Albanian BlogJava e 4-të e muajit Maj në PCWorld Albanian solli lajme të bujshme për teknologjinë në vend dhe botë. Ministria e Inovacionit lançoi 150 shërbime të reja online në portalin e-Albania. Nga ana tjetër lajmet ndërkombëtare të botës së teknologjisë u dominuan nga Microsoft. Kompania solli aplikacionet universale të Office në Android, gjithashtu pamë disa testime të hershme të shfletuesit Microsoft Edge i cili rivalizoi bindshëm Firefox dhe Chrome duke i mundur. Apple rifreskoi linjën e laptopëve me ekran 15 inç MacBook Pro, ndërsa LG prezantoi dy modele të reja smartfonësh në linjën G4. Gjithashtu u njohëm edhe me telefonin e radhës Ubuntu, i cili premton të shkund tregjet ndërkombëtare për shkak të potencialit të harduerit që zotëron.

e-Albania sjell 150 shërbime online nga 41 institucione shtetërore

logo e albaniaPortali i shërbimeve online të shtetit shqiptar, eAlbania, me më shumë se 150 shërbime që përfshijnë rreth 30 institucione shtetërore, është prezantuar sot në një ceremoni të veçantë ku merrnin pjesë, Kryeministri Edi Rama, ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako si dhe një sërë drejtuesit të institucioneve, shërbimet e të cilëve janë përfshirë në këtë portal. Në fakt portali i shërbimeve online ka filluar të implementohet që në 2013 ku ishin vetëm 9 shërbime ndërsa tashmë, sipas Ministres së Inovacionit janë 150 shërbime të reja. Ndër shërbimet e ofruar janë që nga gjurmimi i çështjeve gjyqësore gjer tek informacion rreth ndihmës ekonomike apo edhe kundravajtjeve rrugore si dhe të dhëna rreth taksave.

Nuk doni të shpenzoni shumë para për një smartfon? 6 alternativa që kushtojnë më pak se 300 dollar

maxresdefaultNdërsa Galaxy S6 dhe iPhone 6 kushtojnë afro 900 dollar, lehtësisht mund të gjeni smartfonë mjaf të mirë me vetëm për 300 dollar. Sigurisht që nuk do të kenë ato materialet premium të ndërtimit por që kjo nuk i bën ata një opsion më pak i mirë. Në këtë artikull kemi përzgjedhur 6 smartfonët që kushtojnë më pak se 300 dollar, para këto që ja vlen ti shpenzoni për to. Ky smartfon kushton vetëm 150 dollar. Ka një ekran 4.5 inç, 6 Megapiksel kamër të pasme, proçesor katër bërthamësh 1.2 Ghz, mbështetje për microSD si dhe bateri të zëvendësueshme me kapacitet 1830 mAh. Smartfoni ka në bord Windows Phone 8.1 me përditësimin Lumia Cyan i aftë të përditësohet në Lumia Denim dhe Windows 10.

Apple rifreskoi linjën e laptopëve MacBook Pro 15 inç dhe desktopëve iMac Retina 5K

001Apple ka rifreskuar linjën e laptopëve MacBook Pro dhe kompjuterit 5K iMac. Por le të shohim përtej njoftim të Apple duke ju hedhur një sy nga më afër paisjeve të reja. Përsa i përket linjës MacBook Pro, e vetmja gjë që ka ndryshuar është zëvendësimi i TrackPad-it me Force Touch, një komponent ky që do e gjeni edhe tek modeli 13 inç. Ky komponent përbëhet nga teknologji të avancuara duke ofruar eksperienca më të mira për përdoruesit gjatë ndërveprimit me sistemin operativ OS X. Një risi është se falë, Force Touch, përdoruesit e një MacBook Pro mund të shtypin me gishta kudo në trackpad për të realizuar një klikim. Por krahas këtyre, Fource Touch zotëron edhe një mori gjestesh të reja të bazuar në presionin e ushtruar.

LG sjell dy smartfonë të rinj nën linjën G4

lgg4stylus-g4c-1Nuk ka kaluar akoma një muaj që nga momenti kur LG lançoi smartfonin e saj LG, dhe kompania tani po sjell dy versione të reja të kësaj linje. Gjigandi i elektronikës koreane ditën e hënë prezantoi G4 Stylus dhe G4c. Bëhet fjalë për dy pajisje që kanë të njëjtat karakteristika me G4 por i sjellin ato brenda një kase me përmasa më të mëdha dhe më të vogla. G4 Stylus ka një ekran 5.7 inç, pak më të madh se ai i G4. Ashtu si emri tregon, ky smartfon është i pajisur me një stilolaps dixhital me të cilin mund të mbani shënime apo të vizatoni. Ndërkohë ekrani i G4c është pak më i vogël, vetëm 5 inç. Të dyja pajisjet kanë një kamera kryesore 13 ose 8 megapiksel dhe një kamer të përparme 8 megapiksel. G4 Stylus dhe G4c përdorin sistemin operativ Android 5.0. Lollipop të bazuar një një procesor 1.2GHz LTE me 4 bërthama. Stylus do të ofrojë dhe konfigurim 3G me anë të një çipi me 8 bërthama 1.4GHz.

11 mite rreth teknologjisë që nuk duhet ti besoni

cellphones-give-you-brain-cancerShpeshherë dëgjojmë disa teori mbi produktet teknologjike në jetën e përditshme si për shembull: telefoni nuk duhet karikuar natën apo një iPad nuk duhet karikuar me karikuesin e një iPhone. Por se sa të vërteta janë këto që thuhen askush nuk e di. Gjatë përdorimit të pajisjeve teknologjike, na lindin shumë pyetje të cilave nuk i japim dot përgjigje. Por po të klikosh online, gjen një lum informacionesh, sigurisht që jo të gjitha të sakta. Kompjuterat Mac nuk marrin viruse. Kjo nuk është e vërtetë pasi kompjuterat e Apple janë të rrezikuar nga infektimi me maluer. Kompjuterat Mac nuk janë aq vulnerabël ndaj viruseve sa kompjuterat Windows por kjo nuk do të thotë që një rrezik i tillë nuk ekziston.

Shfletuesi Microsoft Edge merr kryesimin. “Thyen” Chrome dhe Firefox në betejën e testimeve të Javascript-it

microsoft-edge-favoritesMicrosoft-it i duhet goxha punë përpara se të finalizojë Windows 10, por në të njëjtën kohë po promovon edhe arritjet e shfletuesit Microsoft Edge i cili do të jetë edhe shfletuesi parësor dhe i vetëm në këtë sistem operativ. Me specifikisht, me performancën e shënuar në JavaScript, MIcrosoft Edge ja ka arritur të mund jo vetëm Internet Explorer-in por edhe Firefox dhe Chrome në dy testime të kryera. Në një publikim teknik në blog, Microsoft vuri theksin tek përmirësimet e motorit të Javascript-it Chakra në Microsoft Edge. Testimet u kryen në Octane 2.0 zhvilluar nga Google dhe Jet Stream zhvilluar nga Apple. Që të dyja testimet, Microsoft Edge ka një avantazh të dukshëm ndaj të tre shfletuesve.

Meizu X4: Telefoni i parë joshës me sistem operativ Ubuntu

meizu-x4-ubuntu-phone-100586172-largeKishim dëgjuar që nga fillimi i 2014-tës për telefonin Ubuntu të prodhuesit Kinez Meizu. Tashmë ky smartfon është i disponueshëm për tu blerë përmes uebfaqes së Meizu e quhet MX4. Ky smartfon ndjek hapat e telefonit të pare Ubuntu Bq Aquaris i cili aktualisht është në shitje në Europë. Por edhe Meizu X4 do të jetë i disponueshëm për tu blerë në Europë së shpejti. Por le të hyjmë në detaje: Meizu MX4 ka një ekran 5.36 inç me rezolucion 1920 x 1152 piksel, processor tetë bërthamësh, 2 GB RAM dhe 16 GB hapësirë të integruar të dhënash. Kamera e pasme ka një sensor 20 Megapiksel ndërsa kamera frontale është 2 Megapiksel. Telefoni është i ndërtuar mbi çipin MeditaTEK MT6595. (PCWorld Albanian)

Muaji Maj Java 4 në PCWorld: e-Albania me 150 shërbime ndërsa Microsoft Edge sfidon Chrome dhe Firefox
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)