Muaji Maj Java 3-të në PCWorld Albanian: Finalizohet Albanian ICT Awards, Java e Inovacionit si dhe lajme të reja rreth Windows 10-tës

Publikuar më: 17-05-2015

NoPrimaryImage

Kjo javë shënoi finalizimin e edicionit të tretë Albanian ICT Awards ku u shpallën edhe fituesit në Mbrëmjen Gala. Gjithashtu kjo ishte një javë intensive duke qenë se përkoi me Javën e Inovacionit dhe pati risitë nga më të shumtat ku ra në sy edhe aplikacioni i komisariatit dixhital. Në lajmet botëror që spikatën ishte ndërtimi i ri i Windows 10 për telefonët si dhe prezantimi i shtatë versioneve të këtij sistemi operativ.

Është finalizuar edicioni i tretë i Albanian ICT Awards me kurorëzimin e fituesve në Mbrëmjen Gala

Foto te gjitheAlbanian ICT Awards u finalizua mbrëmjen e së premtes, më 15 maj, me evenimentin tradicional të Mbrëmjes Gala ku bëhet edhe kurorëzimi i fituesve në shtatë kategoritë që kanë qenë edhe objektivi i të gjithë aplikantëve. Ky konkurs mbarëkombëtar, njëkohësisht edhe vlerësimi më i lartë individual në sektorin TIK në hapësirën mbarëshqiptare ka finalizuar përpjekjet disa mujore në kërkim të yjeve inovatorë të teknologjisë së informacionit në mbarë trevat shqipfolëse. Në këtë ceremoni nderuan me pjesëmarrjen e tyre ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike të Shqipërisë, Milena Harito, ministrja e Punës dhe Mirëqënies Sociale në Kosovë, Rita Haizeraj, ish-ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Erion Veliaj, përfaqësues të trupit diplomatike të SHBA-ve, udhëheqës të bizneseve dhe organizatave të industrisë së TIK nga Shqipëria e Kosova, si dhe profesionistë të IT-së, akademikë, përfaqësues të universiteteve dhe medias.

Prezantohet aplikacioni i Komisariatit Dixhital në kuadër të javës së inovacionit

logoShqipëria vitin e fundit duket se ka përqafuar teknologjinë e informacionit duke modernizuar administratën publike në mënyrë që ti shërbehet sa më mirë publikut. Ditën e djeshme, në kuadër të javës së inovacionit është prezantuan produkti më i ri që ndërthur teknologjinë dhe Policinë e Shtetit. ‘Komisariati Dixhital’ quhet aplikacioni i lançuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkpunim me Fondacionin Vodafone Albania. Ky aplikacion ka si qëllim rritjen e cilësisë të shërbimit ndaj publikut, zbatimin e ligjit, rrit parametrat e sigurisë publike si dhe është një mbështetje e fortë në luftën ndaj korrupsionit.

Ndërtimi i ri 10080 i Windows 10 për telefonët sjell aplikacionet universale Office

Windows-10-Phone-Tile-sizes-PeoplePër përdoruesit e një telefoni Windows, ndërtimi 10080 i Windows 10 për telefonët që ka mbërritur mbrëmjen e ditës së djeshme është mjaft i rëndësishëm duke qenë se sjell aplikacionet Office, aplikacionin Xbox, dhe dyqanin e ri të aplikacioneve Windows Store. Microsoft tha se ndërtimi aktual po dërgohet tek përdoruesit të cilët janë abonuar në përditësimet e shpejta të Windows 10. Më në fund Lumia 930 madje edhe HTC One M8 për Windows i bashkohen telefonëve të mbështetur nga këto versione eksperimentale të Windows 10. Të rejat që sjell ky përditësim janë: aplikacionet e reja Office, aplikacionin e ri Store, aplikacionin e të Xbox, të muzikës, të video. Madje ka edhe një aplikacion të ri të kamerës.

Disqet solide SSD mund të humbasin të dhënat nëse lihen për një periudhë të gjatë pa energji

ssd-heroNjë hulumtim i ri ka zbuluar se disqet solide SSD, të cilët ofrojnë një performancë më të lartë se hardisqet HDD, kanë një dobësi e cila mund të rezultojë fatale për të dhënat e përdoruesve. Këto SSD humbasin të dhënat nëse lihen për një kohë të gjatë në një ambjent me temperaturë të paqëndrueshme. Më shqetsues është fakti se kjo periudhë mund të jetë për javë të tëra, muaj por në disa rrethana edhe çështje ditësh. Në të vërtetë këto SSD janë shumë më të mirë sesa HDD të cilët funksionojë me një mekanizëm më të vjetër dhe tradicional. Por le të hyjmë më në detaje të kësaj dobësie. Në prezantimin e hulumtimit u tha se për një periudhë kohe të pacaktuar saktësisht, nëse një SSD qëndron në ambjent ku luhatja e temperaturave ndodh me 5 gradë celsius do të shkaktojë humbje të dhënash.

Windows 10 do të jetë në 7 versione. Windows Phone do të bëhet Windows 10 Mobile

windows-10-pin-settings-heroDitën e Marte, Microsoft zbuloi detajet e të gjitha versioneve të Windows 10 të cilat do të lançohen në këtë verë. Por kompania mbajti të fshehura detajet më të rëndësishme siç është çmimi i tyre. Ngjashëm me Windows 7, Windows 8 edhe Windows 10 do të jetë e disponueshme në dy versione për konsumatorët: Windows 10 Pro dhe Windows 10 Home. Marka Windows Phone do të largohet terësisht dhe Windows 10 për telefonët do të emërtohet: Windows 10 Mobile. Ky version do të jetë i disponueshëm për telefonët dhe tabletët e vegjël. Bizneset dhe sipërmarrjet gjithashtu do të kenë versionet e tyre: Windows 10 Enterprise, Windows 10 Mobile Enterprise dhe Windows 10 Education.

Keni një iPad? Lehtësisht mund ta shfrytëzoni si një ekran të dytë në kompjuterin tuaj Windows

duet-displayPërdoruesit e një kompjuteri Windows të cilët zotërojnë një iPad do të mund ta shfrytëzojnë atë edhe për qëllime të tjera përveç si një tablet. Tani, një iPad mund të funksionojë si një ekran sekondar i aftë të përpunojë deri në 60 frekuenca në sekond. Duet Display quhet softueri që e bën të mundur këtë gjë. Një funksionalitet i tillë kishte qënë edhe përpara i disponueshëm në kompjuterat Mac OS X dhe duke filluar që nga dita e sotme Duet Display do të mbështesë edhe sistemin operativ Windows. Për të shfrytëzuar Duet Display është i nevojshëm një aplikacion server në kompjuterin i cili do të ndajë ekranin. (PCWorld Albanian)

Muaji Maj Java 3-të në PCWorld Albanian: Finalizohet Albanian ICT Awards, Java e Inovacionit si dhe lajme të reja rreth Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)