Muaji Maj Java 2 në PCWorld: Albanian ICT Awards drejt finalizimit, Java e Inovacionit dhe Vodafone M-Pesa

Publikuar më: 10-05-2015

NoPrimaryImage

Kjo shënoi startin e evenimentit më të rëndësishëm të sektorit ICT në Shqipëri, Javën e Inovacionit. Gjithashtu gjatë kësaj jave u mbajt edhe takimi final i jurisë së Albanian ICT Awards si dhe kanë fillua përgatitjet për natën Gala. Vodafone Albanian lançoi një shërbim të ri të transferimit të parave. OTE kishte qenë në bisedime me ALBtelecom për një blerje të mundshme. Atdhe Buja u bë përsëri pjesë e PCWorld me një artikull të ri ku në qëndër të vëmendjes ishin Metada dhe Privatësia. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni mëposhtë përmbledhjen e artikujve të javës së dytë të muajit Maj.

U mbajt takimi final i jurisë së Albanian ICT Awards III. Pas 1 jave mbërrin Nata Gala e ndarjes së çmimeve

10504941_462696337220231_7707245671890973838_oNdërsa Albanian ICT Awards po shkon drejt finalizimit, më datë 5 maj siç ishte paralajmëruar u mbajt një takim i mbyllur i Jurisë ku në qëndër të vëmendjes u vunë disa nga projektet kyçe të përzgjedhura për prezantim. Ky në fakt është takimi i dytë mbajtur nga Juria e Albanian ICT Awards. Takimi i parë u mbajt më 17 Prill ku u përcaktuan edhe rolet kyçe të kësaj jurie. Në krye të jurisë është Prof. Dr. Kozeta Sevrani ndërsa detyra zëvendësit të saj iu atribua Visar Jasiqit. Për tju kujtuar, pranë Albanian ICT Awards u paraqitën 49 projekte ku secili është një kandidant potencial për rrëmbimin e një prej shtatë çmimeve: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, ICT Shërbimi Publik i Vitit dhe ICT Femra Inovatore e Vitit.

Datat 10-17 Maj sjellin aktivitetin më të rëndësishëm të sektorit ICT në Shqipëri, Javën e Inovacionit

java-e-inovacionitMinistri për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito për të dytin vit radhazi ka organizuar Javën e Inovacionit e cila do të zhvillohet në harkun kohor 10-17 maj 2015. Objektivi i kësaj jave është promovimi i inovacionit në të gjithë sektorët e shoqërisë, ndërsa tema e Javës së Inovacionit 2015 është “Inovacioni në Shërbimet Publike”. Çdo ditë e Javës së Inovacionit, do të ketë një tematikë të caktuar:Inovacioni në ofrimin e shërbimeve publike, Inovacioni në komunikimet elektronike, Inovacioni në sektorin bankar, Inovacioni dhe të rinjtë, Smart Cities etj.

Vodafone sjell në Shqipëri M-Pesa, shërbimin e transfertës të parave përmes smartfonit

money_transfer.bannerM-Pesa? Çfarë është kjo? M-Pesa mundësuar nga gjigandi ndërkombëtar i telekomunikacionit Vodafone, është cilësuar si një shërbim i suksesshëm transferimi parash në botë. M-Pesa u jep mundësine miliona përdoruesve të Vodafone të transferojnë para përmes smartfonit të tyre dhe nëse nuk kanë një llogari bankare. Aktualisht ky shërbim ka 17 milion klientë të shpërndarë në 4 kontinente. Dega e Vodafone në Shqipëri më në fund ka bërë të mundur që M-Pesa të jetë i disponueshëm edhe tek ne. Pas dy vitesh pune në përshtatjen dhe strukturimin e platformës, M-Pesa tashmë mund të përdoret lehtësisht dhe në vendin tonë.

Startoi European Youth Awards 2015. Teknologjia në shërbim të së mirës sociale

0,,17032197_303,00Lulet po çelin kudo në Europë e së bashku me pranverën po vjen edhe evenimenti European Youth Awards 2015. Të rinjtë e apasionuar pas teknologjisë, sipërmarrësit dhe startupet janë të ftuara të bëhen pjesë. Konkursi do të qëndrojë i hapur gjer më 15 Korrik. Evenimenti European Youth Awards është unik. Adreson të rinjtë kreativë të botës dixhitale, krijuesit e përmbajtjeve dhe zhvilluesit në 49 shtetet Europiane duke i ftuar ata të jenë pjesë e konkursit të “Kreativitetit Dixhital për të Mirën Sociale.” Projektet inovative ndahen në gjashtë katergoi ku secila prej tyre adreson një nga objektivat social të përcaktuara nga Këshilli Europian dhe Strategjia Europiane për 2020.

Metadata dhe Privatësia: Kufinjtë e lirisë online

generic_internet_browser-100049066-galleryKufiri i mbledhjes së të dhënave për të dhënat (IP, Koha, Përdoruesi, pranuesi etj.), ruajtja e privatësisë së qytetarit dhe respektimi i rregulloreve në fuqi janë parime etike të sistemit demokratik që duhet ti përmbahen të gjithë. Metadata është informacion i krijuar varësisht si ju e përdorni teknologjinë. Për shembull përfshijnë datën dhe kohë që ju mund ta quani/cilësoni si dikush ose vendndodhjen nga e cila keni arritur të qaseni në e-mail tuaj. Një mënyrë e lehtë për të parë disa nga metadata-t tuaja është duke shikuar në historinë e shfletuesit (Browser-it) tuaj i cili ofron informacion për faqet e internetit (websites) që keni vizituar dhe kur. Më poshtë është paraqitur një model metadata nga agjensia e lajmeve The Guardian.

Android M po vjen gjatë konferencës së zhvilluesve I/O më 28 maj

gsmarena_001Axhenda zyrtare e konferencën së zhvilluesve I/O që organizon Google çdo vit zbuloi një detaj mjaft interesant. Sipas progamit të përgatitur për datën 28 Maj, me shumë gjasa do të zbulohen detajet e versionit të ardhshëm të sistemit operativ mobil të Google quajtur Android M. Zakonisht Google diskuton me përdoruesit rreth tematikave dhe risive që do të prezantohen në konferencën I/O përpara evenimentit. Prezenca e një seksioni “Whats New” (Çfarë ka të re) në konferencë na bën të mendojmë për një detajim të sistemit operativ Android M. Ky prezantim po vjen në një moment të vështirë për Android Lollipop ku ka kaluar një vit dhe aktualisht adoptimi i tij është në shifrat 10 %. Si duket Google kërkon të vazhdojë përpara.

OTE ka qenë në bisedime me ALBtelecom për një blerje të mundshme. Konsorciumi Turk ka kërkuar 230 milion Euro

oteALBtelecom ishte shumë pranë shitjes tek telekomi grek OTE në pronësi të Deustche Telekom. Sipas gazetës greke Ekathimerini, zëdhënësit e dy kompanive ishte takuar disaherë por nuk ishte arritur një marrëveshje. OTE është prezent në Shqipëri që në 2000 me blerjen e operatorit mobil AMC. Burime të besueshme brenda OTE thanë se marrëveshja nuk ishte arritur për shkak të pakënaqësive rreth çmimit. Edhe pse nuk ka një konfirmim zyrtar, konsociumi Turk drejtuar nga Calik Holding dhe Turk Telekom të cilët zotërojnë 76 % të aksioneve të ALBtelecom kishte kërkuar nga OTE 230 milion Euro ku 70 milion Euro ishin kredi. OTE e kishte quajtur këtë çmim të pa pranueshëm.

Ja risitë e gjeneratës së ardhshme të shërbimit cloud Microsoft OneDrive

onedrive-logoOneDrive mund të jetë një nga shërbimet cloud me koston më të ulët, por jo medoemos më i volitshmi. Në të vërtetë, Microsoft po mundohet ta ndryshojë këtë gjatë këtij viti. Falë një axhende të publikuar gjatë konferencës Ignite gjatë kësaj jave, ne jemi në dijeni të objektivave të Microsoft me OneDrive. I gjithë fokusi konsiston në lehtësimin e aksesit dhe shpërndarjes së skedarëve. Por si do të realizohet kjo? E fillojmë duke u thënë se Microsoft do të ofrojë akses offline të skedarëve në iOS dhe Android dhe kjo do të jetë e disponueshme në tre mujorin e fundit të këtij viti. Edhe aplikacioni universal që do të mbërrijë në Windows 10 do posedojë këtë karakteristikë.

Microsoft shënjestron profesionistët e IT-së me shërbimin e ri Windows Update for Business

windows_product_family_9-30-event-741x416Microsoft po vijon me zbulimin e risive që do të sjellë versioni final i Windows 10. Strategjia është e qartë: Windows do të jetë shumë më tepër sesa një sistem operativ, do të jetë një shërbim. Kompania sapo u ka zbuluar profesionistëve të IT-së një koncept të ri të quajtur “Windows Update for Business”. Kjo do të jetë një risi në mekanizmin e shërbimit të përditësimeve. Më saktësisht ky model i ri do të sjellë më shumë kontroll mbi proçesin e përditësimeve në Windows 10, një aspekt ky mjaft i rëndësishëm për profesionistët IT. Realisht shpresat e Microsoft për të përmbushur qëllimin e 1 miliard kompjuterave me Windows 10 deri në 2018, janë tek këto profesionistë. Në të vërtetë, gjigandi amerikan i softuerit kishte zbuluar edhe më parë planet për përditësime të cilat do të ishin të disponueshme në mënyra të ndryshme bazuar tek nevojat e konsumatorit. Dhe Microsoft sapo i ka detajuar këto “mënyra”. (PCWorld Albanian)

Muaji Maj Java 2 në PCWorld: Albanian ICT Awards drejt finalizimit, Java e Inovacionit dhe Vodafone M-Pesa
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)