Muaji Maj Java 1 në PCWorld: Vala lançon 3G dhe 4G, Startup Weekend Tirana po vjen më 29 Maj ndërsa LG prezantoi modelin G4

Publikuar më: 03-05-2015

PcWorld Albanian

Lajmi kryesor i javës ishte lançimi i 3G dhe 4G nga Post Telekomunikacioni i Kosovës çka do të thotë më shumë shërbime cilësore për qytetarët Kosovarë. Kryem një hulumtim në lidhje me shërbimin ALBwifi të ALBtelecom si dhe ju njoftuam për edicionin e katërt të Startup Weekend Tirana. por java që shkoi ishte java e lajmeve të mëdha rreth Microsoft dhe Windows 10-tës. Mësuam se aplikacionet Android dhe iOS po vine në Windows 10, mësuam edhe emërtimin zyrtar të Projektit Spartan quajtur Microsoft Edge. Nokia hodhi poshtë çdo spekulim në lidhje një rikthim të mundshëm në biznesin e telefonëve mobil ndërsa LG prezantoi konkurrentin e Galaxy S6, modelin G4.

Vala bën diferencën, mbulon me 3G dhe 4G Kosovën

Lansimi i 4G_4Vala ka zyrtarizuar projektin 3G dhe 4G, duke mbuluar gjithë Kosovën me internet të shpejtë. Projekti ka kushtuar gati 35 milionë euro. Gjithashtu, sot është lansuar pakoja për të rinjtë “N’Trip” me një çmim prej 2.99 euro, ku përfshihen dhe 2 gigabajt internet, bisedë të pakufizuar dhe 500 SMS. Operatori publik VALA lansoi sot projektin e internetit të shpejtë 3G dhe 4G, duke mbuluar shumicën e territorit të Kosovës, me një projekt që i ka kushtuar kompanisë rreth 35 milionë euro. Ky projekt bën diferencën, pasi VALA ka instaluar teknologjitë më të reja në vend dhe me numër shumë herë më të lartë se operatorët konkurrentë, çka garanton cilësi dhe shpejtësi në internet. Projektin e shpalli të përfunduar Drejtori Menaxhues Agron Mustafa, i cili tha se i kanë gati një numër të pakufizuar të sim-kartelave për përdoruresit e internetit.

Shërbimi ALBtelecom ALBwifi: Sa inovativ aq edhe kontravers

albwifiKy projekt tashmë po bën dy vite që ka startuar dhe fillimisht pikat e para të aksesit wireles u vendosën në zonat turistike për të hyrë pastaj edhe në qytetet dhe zonat urbane si Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlora etj. ALBtelecom pretendon se ofron 220 pika të aksesit falas në Wi-fi në të gjithë Shqipërinë. Për ata që duan të dinë nëse ky shërbim ofrohet në qytetin e tyre apo zonën ku jetojnë mund të klikoni këtu për të vizituar hartat e mbulimit. Fillimisht aksesi në këtë shërbimin kushtonte ndërsa kohët e fundit është bërë falas për abonentët që kanë një numër Eagle Mobile. Por sot ne nuk jemi këtu për të përshkruar ato çfarë thotë ALBtelecom por për të treguar mendimet tona në lidhje me këtë shërbim si dhe për të diskutuar rreth përfitimeve që ka.

Edicioni i katërt i Startup Weekend Tirana bashkon Inovacionin, Turizmin dhe Trashëgiminë Kulturore

FB-profile-pictureTrashëgimia Kulturore pa Kufij Shqipëri (CHwB Albania) po përgatit edicionin e katërt të Startup Weekend, një eveniment tre ditor ku teknikët e zhvillimit, dizajnerë, specialistë të marketingut, menaxherë produktesh, të rinj e profesionistë,  të apasionuar pas turizmit dhe trashëgimisë kulturore do të bashkohen për të ndarë ide, formuar ekipe, ndërtuar produkte inovative dhe filluar një fushatë të suksesshme biznesi. Kësaj herë, Startup Weekend Tirana do të fokusohet tek sipërmarrja në sektorin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore, në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e një biznesi të qëndrueshëm që gjithashtu respekton trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore.

Aplikacionet Android dhe iOS po vinë në Windows 10 në formën e aplikacioneve universale

DSC_1210.0Pas muajsh të tërë spekulime dhe konfuzion, Microsoft zbuloi planet për të sjellur më shumë aplikacione në Windows 10. Ndërsa kompania ka testuar vazhdimisht mundësinë e instalimit të aplikacioneve Android në Windows, ato kanë krijuar një zgjidhje tjetër të “problemit”: Pse zhvilluesit të mos i portojnë këto aplikacione në Windows 10 duke përdorur po atë kod të aplikacionit? Me mbërritjen e Windows 10, zhvilluesit do e kenë çdo gjë më të lehtë sepse do të mund të portojnë aplikacionet e tyre iOS dhe Android në formën e aplikacioneve universale për Windows. Kjo do të bëhet e mundur përmes dy mjeteve të reja të zhvillimit të softuerit. Në Android, Microsoft po bën të mundur për zhvilluesit të shfrytëzojnë kodin e Java dhe C++ ndërsa zhvilluesit e iOS do të përdorin kodin e tyre aktual të Objective C.

Në detaje: LG G4 është gati të ballafaqohet me Galaxy S6 dhe One M9

lgg4_8989-100581787-largeSamsung dhe HTC nuk janë vetmit prodhues të cilët po duelojnë për të sjellur në treg smartfonët me materialet më të mira të ndërtimit. Nga ana tjetër LG-ja sot shfaqi potencialin e saj në dizajn ku kompania koreane nuk është e dhënë pas metalit por pas lëkurës në ndërtimin e smartfonit të saj më të mirë. Pak minuta më parë kompana zbuloi zyrtarisht smartfonin e saj më të mirë LG G4 në New York të Shteteve të Bashkuara. Të themi të drejtën, krahasuar me modelin e vitit të kaluar LG G3, gjenerata e katërt G4 sjell përmirësime të dukshme jo vetëm në pamje por edhe harduer e softuer. Smartfoni ka në bord Android Lollipop 5.1 dhe karakterizohet nga një ekran 5.5 inç Quad HD me rezolucion të frikshëm prej 2560 x 1440 piksel.

Nokia mohon çdo spekulim për një rikthim të mundshëm në biznesin e telefonëve mobil

N97Pas qarkullimit të lajmeve javën e kaluar se Nokia ka në plan të bëhet sërisht pjesë e tregut të smartfonëve, kompania finlandeze i ka hedhur poshtë të gjitha këto supozime. Në një mesazh të publikuar në uebfaqen e saj, Nokia deklaron qartë se nuk ka asnjë plan për të ndërtuar apo për të hedhur në treg telefonë për konsumatorët. Për më tepër shkruhej se të gjitha raportet që qarkullojnë janë të rreme duke përfshirë këtu dhe komentet që supozohet se i përkasin një ekzekutivi të kompanisë. Ka kaluar një vit që nga momenti kur Nokia i shiti biznesin e saj të smartfonëve kompanisë Microsoft. Por dhe pas kësaj vazhdojnë të qarkullojnë supozime se Nokia do të bëhet sërisht pjesë e këtij biznesi. Ishte media e njohur Recode javën e shkuar që raportoi se Nokia po përgatitej të ndërtone sërisht telefonë për konsumatorët. Raporti ishte i bazuar në dy burime të brendshme të kompanisë por të paemërtuara.

Pas 4 vitesh më në fund Microsoft po udhëheq botën e teknologjisë drejt mobilitetit

microsoft-continuumMicrosoft priti me zgjuarsi gjer në fund të konferencës Build 2015 për të zbuluar ndoshta edhe detajin më interesant në lidhje me Windows 10 për telefonët. U deshën vetëm pesë minuta për Joe Belfiore, zëvendës president i divizionit të sistemeve operative që të demonstronte funksionalitetin Continuum, aftësinë e Windows 10 për tu adaptuar në rrethana të ndryshme harduerike. Por ky demonstrim nuk kishte të bënte me kompjuterat desktop e as tabletët por me telefonët Windows. Çudia ndodhi kur Belfiore bëri lidhjen e telefonit Windows me një ekran të madh përmes një kablli HDMI. Fillimisht u shfaq ekrani i telefonit në një cep të ekranit në po atë madhësi që ka ekrani i telefonit.

Projekti Spartan? Shfletuesi i ri i Microsoft do të quhet Edge

1429905116_microsoft-spartanMicrosoft zbuloi ditën e djeshme emërtimin zyrtar të shfletuesit Spartan i cili do të quhet “Microsoft Edge”. Edge po të përkthehet në gjuhën shqipe do të thotë “buzë”, dhe për Microsoft ky shfletues qëndron buzë, pra i paraprin, produktivitetit. Microsoft më parë ka lajmëruar se Microsoft Edge do të jetë shfletuesi parësor në Windows 10 ndërsa Internet Explorer do të ngelet një opsion dytësor kryesisht për shfletimin në uebfaqe të vjetra. Shfletuesi Edge do të jetë më i lehtë më i shpejtë sesa Internet Explorer, si dhe do të pajiset me funksionalitete shtesë si integrimi me OneNote dhe Cortana apo edhe një modalitet leximi me ndërfaqe të thjeshtuar që nxjerr në pah vetëm tekstin duke fshehur imazhet.

Cila është gjëja më me vlerë për njerëzit e këtij planeti?(Infografik)

oecd-map-1200px2Të shumtën e rasteve çdo gjë e gjykojmë sipas këndvështrimit tonë për botën. Por kultura të ndryshme kanë një interpretim ndryshe të dëshirave dhe jetës së tyre. Një anketë e realizuar nga Movehub na jep një pamje të qartë të asaj çfarë është më e rëndësishme në jetë tek njerëzit e kulturave të ndryshme. Në fakt në këtë infografik nuk mungon as Shqipëria e shqipëtarët të cilët, parësore në jetë për ta janë të ardhurat. Është e trishtë të mendosh se vendi jonë së bashku me Ukrainën dhe Moldavinë janë të vetmet shtetet qytetarët e së cilëve shqetësohen më shumë për të ardhurat dhe paranë. Sot, shqetësimi kryesor i qytetarëve Europian është Shëndeti dhe Lumturia ndërsa ka edhe prej atyre shteteve Afrikane ku qytetarët e tyre shqetësohen për Edukimin. (PCWorld Albanian)

Muaji Maj Java 1 në PCWorld: Vala lançon 3G dhe 4G, Startup Weekend Tirana po vjen më 29 Maj ndërsa LG prezantoi modelin G4
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)