Mozilla sjell versionin e parë paraprak të Firefox në platformën iOS

Publikuar më: 04-09-2015

mozilla-firefox-ios-100612529-largeMozilla shpreson që versioni final i shfletuesit të saj Firefox bëhet pjesë e pajisjeve iOS në fund të këtij viti. Përdorimi i Firefox ka rënë ndjeshëm vitet e fundit si në desktop ashtu dhe në pajisjet mobile, sipas të dhënave të publikuara nga kompania analitike W3Counter.

Krijimi i një versioni Firefox për iOS, i ka kushtuar shumë Mozillës duke qënë se Apple lejon në dyqanin e saj të aplikacioneve vetëm shfletuesit që janë ndërtuar përmes kodeve dhe javascript-eve të Apple. Por Mozilla duket se ka bërë progres në këtë drejtim. Ditën e enjte, kompania bëri të ditur se versioni paraprak i Firefox për iOS mund të shkarkohet duke filluar që nga Zelanda e Re e më pas dhe në shtetet e tjera.

Reagimet apo vlerësimet e përdoruesve do ta ndihmojnë Mozillën të sjellë funksionalitete të reja por ç’është më e rëndësishme të korigjojë problemet e mundshme. Vetëm në këtë mënyrë Mozilla mund të sjellë eksperiencën më të mirë për përdoruesit e iOS. Një nga funksionalitete kyçe pjesë të këtij version paraprak është Firefox Accounts, një llogari Firefox ku ruhet historiku i shfletimit dhe fjalëkalimet e vendosur nga çfarëdo lloj paisje. (PC World Albanian)

Mozilla sjell versionin e parë paraprak të Firefox në platformën iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)