Mozilla shtyn debutimin e versionit 49 të Firefox

Publikuar më: 12-09-2016

firefoxportableMozilla planifikon të shtyjë debutimin e versionit 59 të Firefox, versionin pasues stabil të shfletuesit. Mozillas i duhet edhe të paktën një javë për të rregulluar dy probleme të zbuluara në minutën e fundit.

Firefox 49 ishte planifikuar për në 13 shtator, ku do të përditësoheshin të gjithë versionet stabile të shfletuesit të rrjetit.

Problemi i parë, 1301138, shfaqet kur klikohen imazhet .gif në Twitter hapet një faqe boshe. Problemi i dytë, 1284511, shkakton skripte të cilat bllojnë shfletuesin një ngjarje e cila ndodh kur kthehesh në Firefox pasi përdorimit të shërbimeve tjera në PC apo Android.

Mozilla-s i duhen disa ditë për ti rregulluar këto bug. Nëse gjërat shkojnë mirë, Firefox 49 do të mbërrijë më 20 Shtator. Shtyrja e datës të këtij versioni nuk do të ketë impakt në Firefox 50 i cili është i planifikuar në 8 nëntor, 2016. Firefox 50 nuk do të jetë lirimi i fundit për 2016 sepse Mozilla planifikon të publikojë 50.0.1 me 13 dhjetor. (PCWorld Albanian)

Mozilla shtyn debutimin e versionit 49 të Firefox
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)