Mozilla prezantoi Projektin Quantum, një motor të ri uebi për Firefox

Publikuar më: 29-10-2016

firefox-logo-100690302-largeMozilla vazhdon të evoluojë shfletuesin Firefox. Përgjatë vitit të kaluar, ato kanë shtuar funksionalitete të rinj dhe ngadalë kanë implementuar mbështetje për multi-processing për shfletuesin e tyre. Tani, Mozilla ka deklaruar Projektin Quantum, një motor uebi i ri për Firefox që premton të dërgojë një eksperiencë të “shpejtë dhe këndshme” në desktop dhe telefon.

Me Projektin Quantum, Mozilla nuk ka si qëllim të ndërtojë një shfletues të ri, por të zhvillojë një motor uebi të brezit tjetër që mund të përballojë rritjen e një rrjeti më kompleks dhe bashkëveprues.

Quantum do të përdorë shumë paralizimin dhe do të shfrytëzojë në mënyrë të plotë arkitekturat e pajisjeve moderne, këto arsye Mozilla beson se do të drejtojnë në një shpejtësi më të madhe të ngarkimi të faqeve, animacione më të këndshme dhe bashkëveprim në kohë reale me përdoruesin.

Në anën teknike, Mozilla do të ndërtojë  një motor të ri duke u bazuar në themelet e mundësuar nga Gecko, motori i rrjetit falas dhe open source i menaxhuar nga Mozilla Foundation. Quantum gjithashtu do të ndajë ngjashmëri bazë me produktin e sponsorizuar nga Mozilla, Servo, një motor uebi i pavarur dhe i bazuar tek komuniteti, edhe pse do të zgjerohet më tej në versionet e mëvonshme.

Shtesë kësaj,  disa pjesë të Quantum janë të shkruar në Rust, një gjuhë programimi për sisteme, për të cilën Mozilla thotë “punon shumë shpejt, ndërkohë që thjeshtëzon zhvillimin e programeve me paralelizim  duke garantuar sigurinë e memories dhe të thread.”

Motori i uebit i brezit tjetër do të debutojë për Android, Windows, dhe Linux në fund të 2017, ndërkohë që me shumë mundësi do të debutojë edhe për iOS në një datë më të vonshme.

Mozilla prezantoi Projektin Quantum, një motor të ri uebi për Firefox
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)