Lajmet

Mozilla po zhvillon një version të shfletuesit të saj për Windows 10-tën

Jul 8 2015
0 Shpërndarje
Mozilla po zhvillon një version të shfletuesit të saj për Windows 10-tën

firefox

Mozilla zbuloi planet e saj për të sjellur shfletuesin e saj në sistemin operativ Windows 10 të Microsoft. Kjo është e gjitha që dimë aktulalisht ndërsa organizata jofitimprurëse tha se së shpejti do të debutojë ky shfletues.

Mozilla ka një histori të gjatë dhe të pasuksesshme në Windows 8. Ata filluan të ndërtonin një shfletues i cili do të ishte në formën e një aplikacioni modern në stilin Metro por pas një shtyrje të konsiderueshme njoftuan se ishte anulluar zhvillimi i këtij versioni në 2014-tën.

Braktisja e këtij projekti u justifikua me faktin se vetëm pak njerëz po e testonin dhe nuk kishte tërhequr mjaftueshëm përdorues.

Mozilla nuk ka zbuluar asnjë detaj sesi do të ngjajë ky shfletues për Windows 10-tën, por është shprehur se do të jetë një alternative i një profili të lartë krahasuar me ato shfletues që kemi aktualisht në duar. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mozilla
Lajmet e fundit>