Lajmet

Mozilla po ndryshon pamjen, kërkon mendimin e internetit

Aug 22 2016
0 Shpërndarje
Mozilla po ndryshon pamjen, kërkon mendimin e internetit

jb_Mozilla_design_pres_edit_3.keyMozilla po përgatitet të provojë një markë të re. Në muajin Qershor zhvilluesit i shfletuesit të famshëm Firefox njoftoi se do të rifreskonte logon e saj dhe për këtë kërkonte ndihmën e internetit përpara se të merrte një vendim përfundimtar.

Kompania punësoi firmën britanike të dizajnit Johnson Banks për të ofruar shtatë koncepte të reja të cilat do të ilustronin punën e kompanisë. Logo bazohen që të gjitha mbi ngjyra vibrante dhe shumë prej tyre të kujtojnë stilin e viteve 80 dhe 90. Mozilla shkruante se secila prej logove përfaqësonte një histori rreth kompanisë.

Mozilla do të vijojë të pranojë komente dhe kritika për shtatë dizajnet e paraqitura në dy javët në vijim. Kompania u tregua e qartë, nuk është një konkurs dizajni thjesht po kërkonte vlerësime dhe komente.

“Ne do të reduktojmë më pas këto shtatë koncepte vetëm në tre prej të cilave do të zgjidhet edhe logoja përfundimtare,” u shpreh Mozilla. Për të lënë një koment apo kritikë mjafton të drejtoheni në blogun e Mozilla. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mozilla
Lajmet e fundit>