Mozilla padit në gjykatë autoritetet shtetërore amerikane lidhur me një dobësi potenciale në Firefox

Publikuar më: 12-05-2016

Mozilla-Firefox-768x434Mozilla ka kërkuar informacion nga një gjykatë amerikane për një dobësi të zbuluar në shfletuesin Tor i cili në bërthamë bart kodin e Firefox.

“Gjer në këtë moment askush përtej organizatave qeveriate nuk ka mundur të tregojë se cila është dobësia dhe nëse gjendet në kodin bazë të Firefox,” shkruant Denelle Dixon Thayer, shef i departamentit ligjor pranë Mozilla.

Fondacioni i shquar ka kërkuar nga një gjykatë në Uashington informacion për dobësinë në fjalë me arsyetimin se të dhënat e përdoruesve vihen në rrezik. Shfletuesi Tor është i bazuar i gjithi në kodin e Firefox me disa shtesa sigurie dhe funksionalitete të avancuara të privatësisë.

Në 2015-tën, FBI-ja kishte arritur të përgjonte përdoruesit në rrjetin anonim të Tor përmes një uebfaqeje të pornografisë së fëmijëve. Gjykata ka kërkuar nga agjensitë qeveritare që të zbulojnë dobësinë e shfrytëzuar nga FBI-ja por gjer tani autoritetet kanë refuzuar madje edhe të konfirmojnë ose jo nëse dobësia është ekzistente edhe tek shfletuesi Firefox.

Në padinë e bërë në gjykatë, Mozilla vinte fuqishëm theksin tek rreziku që u kanosej miliona përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Mozilla padit në gjykatë autoritetet shtetërore amerikane lidhur me një dobësi potenciale në Firefox
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)