Mozilla OS, 10 gjërat që duhet të dini

Publikuar më: 08-07-2012
Mozilla OS, 10 gjërat që duhet të dini

Sistemi operativ i Mozilla-s, fillimisht i njohur si Boot to Gecko, ka për synim të bëhet njëri prej konkurruentëve më të fuqishëm në këtë treg, që aktualisht po drejtohet nga Android dhe iOS.

1. Data e lansimit

Pajisjet e para që do të kenë Mozilla OS ka gjasa të dalin në janar të 2013. Sipas Telefonica, vendi i parë që do ta ketë në dispozocion Mozilla OS është Brazili diku në çerekun e parë të vitit. Për sa i përket ShBA dhe MB, sistemi operativ do të arrijë diku nga gjysma e dytë e vitit 2013

2.Çmimi

Pajisjet që do të kenë Firefox OS do të kenë synim të kapin çmimet më të ulta të tregut, kështuqë mund të presim një seri smartfonësh me çmim shumë të ulët. Telefonica thotë se modeli i parë që do të marrë në dorë dhe do ta shesë në tregjet e Brazili do të kushtojë diku rreth 100 dollarë. Në të ardhmen thuhet se Mozilla do ta çojë Firefox OS në nivelin e çmimeve mesatare të smartfonëve, gjithsesi ajo do të fillojë nga fundi.

3. HTML 5

Shfletimin në internet, Firefox OS e ka të bazuar në HTML 5, karakterisitkë e cila qëndron në majën e cilësisë që ka sot Android. Gjë e ngjashme me sistemin operativ Chrome të Google.

4. Më i mirë se Android

Shefi ekzekuiv i Telefonica, Matthew Key, ka deklaruar se Firefox OS "do të sjellë një eksperiencë më të mirë buxheti sesa Android". Një premtim shumë i madh, gjithsesi se sa do të jetë i vërtetë mbetet për t'u parë.

5. Azhurnim më i lehtë i aplikacioneve

Krijuesit e Firefox OS thonë se do të jetë më e lehtë të azhurnosh aplikacionet HTML5 në sistemin operativ, të cilat raportohen se do të jenë të shumta, pasi më shumë se 75% e aplikacioneve në Google Play dhe Apple App Store janë të koduara në HTML5.

6. Integrim i rrjeteve sociale

Si Facebook ashtu dhe Twitter do të jenë të integruara në Firefox OS, duke u lejuar përdoruesve të azhurnojnë statusin e tyre shumë lehtë, të postojnë gjëra të ndryshme në llogaritë që kanë si dhe të mbajnë lidhjet me miqtë e tyre.

7. Google Maps

Falë HTML 5 që është e instaluar, një klikim shumë i thjeshtë do t'ju lejojë të keni versionin e plotë të aplikacionit të hartave të Google në një madhësi të njejtë që keni me atë që keni kur e hapni nga kompjuteri juaj.

8. Fuqi Qualcomm

Të gjitha pajisjet që do të kenë Firefox OS do të kenë një procesor Qualcomm, si pasojë e një marrëveshje që Mozilla ka bërë me kompaninë e çipeve.

9. Potenciali i ikonave

Edhe pse demonistrimi i shfaqur nga Firefox OS që pamë kishte menynë e iPhone, Mozilla nuk e heq mundësinë e përfshirjes së ikonave të reja në platformën e saj.

10. E thjeshtë, e shpejtë dhe efikase

Ajo çfarë Firefox OS pretendon se ka për të ofruar, është një pajisje e thjeshtë për përdorim, e shpejtë dhe me një çmim modest në nivelet nga më të ulta në tregun e smartfonëve, edhe pse ata funksionojnë me procesorë 600MHz. (PCWorld Albanian)

Mozilla OS, 10 gjërat që duhet të dini
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)