Mozilla largon nga shfletuesi Firefox temat dhe grupimet e uebfaqeve

Publikuar më: 22-11-2015

firefox_logo_newNë kuadër të nismës “Më shpejt” të Mozilla për Firefox, fondacioni po largon disa funksionalitete të cilat nuk po përdoren gjerësisht nga përdoruesi si dhe kërkojnë shumë punë teknikisht që të përmirësohen në vazhdimësi.

Pocket është do të vijojë të jetë pjesë e Firefox prandaj mos u shqetsoni. Dy funksionalitetet që do të largohen janë grupimet e uebfaqeve të hapura njëkohësisht në shfletues si dhe temat.2014-06-28-20-53-07-9706a2

“Grupimet e uebfaqeve kanë qenë një eksperiment për të ndihmuar përdoruesit ti menaxhojnë më lehtësisht”, tha shefi i inxhinierisë pranë Firefox. Ai shtoi se arsyeja e largimit është mungesa e popullaritet e aftë të justifikojë punën e madhe për mirëmbajtjen e këtij funksionaliteti.

Nga ana tjetër, modifikimet e rënda në Firefox të disponueshme në formën e temave do të largohen përgjithnjë. Mozilla do të ofrojë ca modifikime elementare si ngjyra apo ikonat.153214

Në muajin Korrik mësuam se Mozilla do të largojë nga përdorimin gjuhët e programimit XUL dhe XBL në favor të teknologjive të reja të cilat po adoptohen gjerësisht nga zhvilluesit të cilët ndërtojnë përmbajtjet e uebit.

Jemi të vetëdijshëm se ky tranzicion do të jetë i vështirë për përdoruesit e Firefox. Ndërsa qëllimi i Mozilla me nismën “Më Shpejt” është të përmirësojë performancën e Firefox le të shpresojmë këto ndryshime radikale të mos largojnë adhuruesit e përhershëm të shfletuesit. (PCWorld Albanian)

Mozilla largon nga shfletuesi Firefox temat dhe grupimet e uebfaqeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)