Mozilla heq dorë nga zhvillimi komercial i Firefox OS

Publikuar më: 28-09-2016

mwc_slider_firefox-100248183-largePasi ndaloi zhvillimin e sistemit operativ Firefox OS në 2015-tën, Mozilla la të kuptohet se kishte ende shpresë për platformën. Fondacioni shprehu haptazi ambicjet e tij për të zhvilluar më tej Firefox OS për televizorët e mençur, tabletët, routerat dhe kompjuterat All-in-One.

Në të vërtetë ky plan nuk qëndron më. Mozilla sapo njoftoi zyrtarisht se zhvillimi komercial i Firefox OS ka mbërritur në fundin e tij. Të gjithë e dëgjuan lajmin e bujshëm se Firefox OS po largohej por pak mësuam se cilat ishin sfidat e kompanisë me platformën.

Me përfundimin e mbështetjes në fund të 2015-tës për telefonët inteligjent, më 31 Janar 2016 Firefox OS u zhvendos në një projekt me prioritet të ulët. Atë kohë divizioni i paisjeve Mozilla vijoi punën me të.

Megjithatë Mozilla kishte akoma plane me Firefox OS. “Kishim disa ide për ta eksploruar më tej platformën në botën e paisjeve të ndërlidhura e mbase të mbanin të gjallë Firefox OS TV,” shkruan Mozilla në blog.

Pikërisht kjo ishte arsyeja pse Mozilla vijoi zhvillimin e Firefox OS 2.6. Madje u ndërmorr një nismë për të pastruar kodin e hapur për tja dorëzuar komunitetit në mënyrë që të ndërtonin sistemin operativ mobil që dëshironin. Qartësisht Mozilla nuk kishte në plan të punonte më me projektin. (PCWorld Albanian)

Mozilla heq dorë nga zhvillimi komercial i Firefox OS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)