Mozilla bllokon Adobe Flash automatikisht në shfletuesin Firefox

Publikuar më: 15-07-2015

CJ13dmHVAAAdYeH.jpg:largeAdobe Flash është një teknologji e domosdoshme për shfletuesit, që me siguri ju e keni hasur disa herë kur keni qënë duke hapur përmbajtje të reja në shfletuesin tuaj.

Edhe pse ka kaq vite që përdoret pothuajse në çdo shfletues, ditën e djeshme kreu i sigurisë në Facebook deklaroi se ka ardhur koha që Adobe Flash mos të përdoret më. E sikur mos të mjaftonte kjo deklaratë e fortë, sot Mark Schmidt i Mozilla me anë të një postimi në Twitter deklaroi që nga ai moment të gjitha versionet e Flash janë të bllokuara në Firefox.

Duket se dhe nëse Adobe nuk i japë fund Flash, janë kompanitë e tjera që do ta largojnë nga shfletuesit e tyre. Flash mund të ketë qënë mënyra më e mirë për hapjen e videove në hapat e parë të internetit, por rritja e standarteve kohëve të fundit ka bërë që kjo teknologji të cilësohet e prapambetur.

Për më tepër Flash është përdorur si një mënyrë nga hakerat për të aksesuar kompjuterat e përdoruesve. Në ditët e sotme, shfletuesit janë bërë aq inteligjent sa të bllokojnë automatikisht Flash-in. Ka disa muaj që YouTube por dhe uebfaqe të tjera të rëndësishme kanë aplikuar standartin HTML 5 në faqe e tyre. Me sa duket Flash-i ka hyrë në periudhën e zhdukjes përfundimtare nga interneti. (PC World Albanian)

Mozilla bllokon Adobe Flash automatikisht në shfletuesin Firefox
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)