Motorola zbulon aksidentalisht disa nga specifikat e Moto G 2015

Publikuar më: 24-07-2015

nexus2cee_GpimrTU-668x822

Tashmë e dimë se dy modele të rinj smartfonësh Moto G dhe Moto X nga Motorola do të vijnë së shpejti, me shumë mundësi në eventin që kompania do të mbajë në 27 korrik.

Disa ditë para debutimit të mundshëm, kompania ka zbuluar aksidentalisht disa nga detajet e Moto G, ato janë bërë publike në uebfaqe MotoMaker. Imazhi i publikuar zbulon se në cilat ngjyra do të jetë i disponueshëm smartfoni Moto G, çfarë sfondesh do të ketë etj.

Nëse ju preferoni smartfonët e Motorola, po ju themi që Moto G do të vijë në 10 versione ngjyrash, të cilat i përshtaten shijeve të gjithësecilit. Përsa i përket hapsirës së memories ajo do të jetë deri në 8GB dhe versioni tjetër 16GB i shoqëruar nga 2GB RAM. Imazhi i publikuar shoqërohet nga sllogani ‘The new Moto G exactly the way you want it!’. (PC World Albanian)

Motorola zbulon aksidentalisht disa nga specifikat e Moto G 2015
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)