Motorola zbuloi telefonët që do të kalojnë në Android Marshmallow

Publikuar më: 03-10-2015

Motorola-Moto-X-John-Karakatsanis-Flickr1Jemi në virgjilje të debutimit të Android Marshmallow në telefonët e parë. Dhe pasi Google njoftoi se më 5 Tetor Android Marshmallow do të arrijë telefonët Nexus.

Tani e ka radhën Motorola për njoftimin e saj. Dikur në zotërimin e Google sot pjesë e Lenovo, Motorola publikoi një listë të smartfonëve që do të marrin versionin më të fundit të Android:

Motorola Moto X Style 2015

Motorola Moto X Play 2015

Motorola Moto G 2015

Motorola Moto X 2014

Motorola Moto G dhe G 4G LTE 2014

Në listën e mësipëme kemi përfshirë vetëm modelet të cilat janë të disponueshme globalisht duke qenë se informacioni  nga Motorola përmbante edhe modele vetëm për tregun Amerikan. Për fat jo të mirë Motorola nuk dha një afat kohor. (PCWorld Albanian)

Motorola zbuloi telefonët që do të kalojnë në Android Marshmallow
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)