Motorola: Telefonët Moto Z dhe G4 përfitojnë Android Nougat në tre mujorin e fundit

Publikuar më: 28-09-2016

ap_resizeTelefoni i parë i cili kishte të instaluar versionin më të fundit të Android 7.0 Nougat ishte LG V20 dhe ndërsa lista e këtyre telefonëve do të shtohet dita ditës sidomos pas debutimit të telefonëve Pixel, Androdi N së shpejti do të shfaqet në diagramën e sistemeve operative mobile.

Tradicionalisht telefonët Motorola kanë qenë ndër të parët në këtë listë dhe kështu do të ngelet edhe këtë vit tha Lenovo. Modelet Moto Z, Z Force, Z Play, G4 dhe G4 Plus do të përditësohen në Android 7.0 Nougat në tre mujorin e fundit të këtij viti. Për fat të keq nuk dihet çfarë do të ndodhë me modelet e tjera Moto.

Pas telefonëve Nexus, Motorola ishte prodhuesi i dytë i cili dërgoi përditësimin Marshmallow tek telefonët e saj vitin e kaluar. Lenovo tha se kompania synon të përditësojë ato telefonë performanca e të cilëve nuk do të ndikohet.

Mund të jetë një justifikim për të harruar modelet e kaluara si Moto X ose mbase Lenovo nuk ja del dot. (PCWorld Albanian)

Motorola: Telefonët Moto Z dhe G4 përfitojnë Android Nougat në tre mujorin e fundit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)