Motorola publikoi listën e 15 telefonëve që do të kalojnë në Android 7.0 Nougat

Publikuar më: 05-10-2016

androidpit-android-n-nougat-2543-w782Motorola ka publikuar një listë të plotë të 15 telefonave që janë të përshtatshëm për tu përditësuar me Android 7.0 Nougat, versioni më i fundit Android i zyrtarizuar nga Google.

Nëse ju e keni blerë një pajisje Motorola përgjatë vitit të kaluar atëherë ka shumë mundësi që pajisja juaj do të jetë në plan për një përditësim, por Android Central vë në dukje se ka disa përjashtime në këtë plan.

Ndërkohë që telefonat si Moto X Pure Edition dhe X Play, të vitit të kaluar, gjenden në listë, të tjerë si Moto G(2015) dhe Moto E3 Power nuk do të përditësohen.

Motorola po planifikon të fillojë përditësimet me Nougat në një kohë të mëvonshme të këtij çerek viti, dhe Moto Z dhe Moto G4 do të jenë pajisjet e para që do të përditësohen. Ja ku është lista e plotë:

  1. Moto G (4th Gen)
  2. Moto G Plus (4th Gen)
  3. Moto G Play (4th Gen)
  4. Moto X Pure Edition (3rd Gen)
  5. Moto X Style
  6. Moto X Play
  7. Moto X Force
  8. Droid Turbo 2
  9. Droid Maxx 2
  10. Moto Z
  11. Moto Z Droid
  12. Moto Z Force Droid
  13. Moto Z Play
  14. Moto Z Play Droid
  15. Nexus 6
Motorola publikoi listën e 15 telefonëve që do të kalojnë në Android 7.0 Nougat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)