Motorola prezanton tre modele të reja të Moto 360 dhe Moto 360 Sport

Publikuar më: 03-09-2015

 

moto-360-charging-100612047-galleryOra inteligjente Moto 360 e Motorola mbërriti në treg me një sërë problemesh, ku më kryesori ishte kohëzgjatja e shkurtër e baterisë, megjithatë një sërë përditësimesh e shëndrruan Moto 360 në një nga orët inteligjente më të preferuara të vitit 2014. Tanimë Motorola ka vendosur të rifreskojë linjën e saj të orëve inteligjente me tri modele të reja.

 

moto-360-womens-rosegold-100612050-largeMoto 360 i ngjason orëve tradicionale. Ora ka një rrip prej gome i kombinuar nga metali ngjyrë floriri. Një ndryshim që bie në sy nga orët e tjera Android Wear është zhvendosja e butonit të orës më afër numrit 2. Fakti më surprizues për ne është debutimi i tre versioneve të kësaj ore, secili me ngjyrë dhe rrip të ndryshëm. Dy versione janë të dizenjuar për tu përdorur nga meshkujt ndërsa një version për femrat. Motorola ka sjellë një orë me përmasa 46mm dhe një tjetër me përmasa 42mm për meshkujt, ndërkohë që femrave do ti përshtatet modeli po 42mm.

moto-360-mens-gold-100612048-large

Përdoruesit do të kenë mundësi të përdorin Moto Maker për të përshtatur sipas dëshirës ndërfaqen e orës së tyre inteligjente. Proçesori i përdorur në këto pajisje është Snapdragon 400, ndërkohë që RAM-i dhe hapsira e memories mbeten po të njëjta; 4GB dhe hapsirë memorie 512MB. Rezolucioni i ekranit është rritur nga 330360 piksel . Përsa i përket baterisë së përdorur, në modelin kryesor ajo ka kapacitet 400mAh e cila premton kohëzgjatje 1 ditë të plotë ndërsa në versionet dytësorë është 300mAh.

 

moto-360-sport-100612049-largeMoto 360 Sport

Përkrah Moto 360, Motorola prezantoi dhe Moto 360 Sport. Ky variant është i pajisur me një karakteristikë të veçantë siç është ekrani Any Light. Kjo do të thotë që ekrani i orës ofron shikueshmëri të lartë dhe nën dritën e diellit, por ofron dhe përshtatje në kushte të ulta ndriçimi. Që nga vet emri ky version vjen me një dizajn më sportiv dhe në pjesën më të madhe përbëhet nga plastika. Moto 360 Sport është i pajisur me GPS. Përsa i përket çmimit, Motorola ende nuk ka dhënë një shifër për Moto 360 Sport, por tri versionet e Moto 360 të lartpëmendur do të shiten me një çmim që varion nga 299 deri në 429 dollar. (PC World Albanian)

Motorola prezanton tre modele të reja të Moto 360 dhe Moto 360 Sport
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)