Motorola Moto X 2016 do të karakterizohet nga një dizajn i tëri prej metali

Publikuar më: 09-05-2016

moto-droid-100660177-largePas disa imazheve të publikuara të modelit të 2016-tës të Moto G, mesa duket tani është radha e Moto X 2016. Evan Blass, njohur ndryshe @evleaks në Twitter, dhe HelloMotoHK kanë publikuar disa imazhe të një telefoni të ri Motorola i cili identifikohet edhe si produkti më i mirë i kompanisë për këtë vit.

Modeli i ri i Moto X në pamje të parë është një shmangie totale nga modelet e kaluara. Dizajni prej metali sigurisht që përbën përmirësim madhor krahasuar me modelin e 205-tës, por sa do të ndikojë kjo në çmim.

da3a58572a3c176Në pjesën e pasme gjendet një kamër dhe boks audio. Motorola vazhdimisht ka qenë fans i bokseve në pjesën frontale por kjo qasje siduket ka ndryshuar me ardhjen e Lenovo. Pjesa fundore e telefoni karakterizohet nga një kornizë e madhe e cila përmban skanerin e shenjave të gishtërinjve.

Në pjesën frontale gjenden katër sensorë në secilin prej skajeve të ekranit të cilët do të shërbejnë për një ekran aktivë ku mjafton të vendosni dorën mbi telefon dhe ekrani ndizet automatikisht. Akoma nuk ka një qëndrim zyrtar nga Motorola e madje nuk dihet se kur do të debutojë jo detaje të tjera. (PCWorld Albanian)

Motorola Moto X 2016 do të karakterizohet nga një dizajn i tëri prej metali
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)