Motorola Moto X 2014 merr përditësimin Android Lollipop 5.1

Publikuar më: 23-06-2015

gsmarena_001

Pak ditë pasi gjenerata e parë e Motorolës filloi të merrte Android Lollipop 5.1.1, Motorola njoftoi se ky përditësim po mbërrin edhe në gjeneratën e dytë të Moto X.

Për ata që nuk kanë dijeni rreth përditësimit Android Lollipop 5.1, ai sjell më shumë kontroll mbi njoftimet, një menu të re për cilësimet e shpejta të Wi-Fi dhe Bluetooth si dhe ca përmirësime të tjera të performancës.

Telefonët Motorola dhe modelet Nexus janë gjithmonë paisjet e para që marrin përditësimet më të fundit të platformës Android. Prandaj nëse dëshironi të keni përditësime të shpejta dhe shpejta të sistemit operativ ju sugjerojmë një nga modelet Moto G dhe Moto X si dhe Nexus 4, 5 dhe 6. (PCWorld Albanian)

Motorola Moto X 2014 merr përditësimin Android Lollipop 5.1
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)