Motorola Moto G 2015: Telefoni më i mirë buxhetor që mund të blini (Vëzhgim)

Publikuar më: 09-08-2015

2100

Motorola ka sjellë në treg gjeneratën e tretë të smartfonit Moto G. Moto G mund të cilësohet si një smartfon buxhetor, megjithatë ai ka një harduer të mirë krahasuar me paraardhësit e tij. Por a justifikon ky harduer një çmim më të lartë? Versioni i parë i Moto G mbërriti në vitin 2013. Bëhet fjalë për smartfonin e parë Android që kushtonte më pak se 150 dollar dhe nuk ishte i ngadaltë apo bezdisës për tu përdorur.

Nuk kanë kaluar më shumë se dy vite dhe Motorola ka prezantuar gjeneratën e tretë të Moto G e cila ofron shumë më shumë se gjenerata e parë. Motorola ka përmirsuar jetëgjatësinë e baterisë, ka rritur kualitetin dhe funksionalitetin dhe sigurisht për të gjitha këto ka vendosur dhe një çmim i cili qëndron në kufijtë e çmimeve të tregut buxhetor. Por për të kuptuar se çfarë ka ndryshuar në Moto G dhe nëse ja vlen çmimi me të cilin shitet, le ti hedhin një sy asaj çfarë ofron ky smartfon.

2101

Dizajni i përditësuar

Dizajni i gjeneratës së tretë të Moto G vjen më i rafinuar se kurrë. Ekrani është i rrethuar nga një kasë plastike por që ngjan si të ishte metal. Llogaritet në madhësinë e 5 inç me rezolucion 720p HD dhe densitetet pikselash 296 piksel/inç.  Pjesa e pasme është e harkuar dhe në të është një shirit metalik i vendosur vertikalisht që mban kamerën. Falë dizajnit, Moto G është i rehatshëm për tu mbajtur në dorë dhe nuk ka rrezik të bjerë. Kualiteti i materialeve të përdorura është dukshëm më i lartë se në versionet e mëparshme.

Rezistenca ndaj ujit, falë standartit IP67 do të thotë që smartfoni nuk do të ketë probleme nëse bie në 1 metër thellësi uji deri në 30 minuta. Për të pasur më shumë hapsirë memorie, smartfonit mund ti bashkangjitetet një mikro kartë memorie, ndërkohë që bateria nuk mund të hiqet. Trashësia e këtij smartfoni arrin deri në 11.6mm, mund të themi se Motorola duhet të bëjë diçka për të sjellë një smartfon akoma më të hollë.

2102

Specifikat e harduerit të brendshmëm

Ekrani: 5 inç 720piksel HD

Proçesori: 1.4GHz katër bërthama Qualcomm Snapdragon 410

RAM: 1GB dhe 2 GB

Kujtesa: 8GB ose 16GB  dhe mundësia për të vendosur kartë memorie

Sistemi operativ: Android 5.1.1 Lollipop

Kamera: kamera kryesore 13 megapiksel dhe frontale 5 megapiksel

Lidhjet: 4G, Wifi, Bluetooth 4.0, FM Radio dhe GPS

Dimensionet: 142.1 x 72.4 x11.6 mm

Pesha: 155 gram

Bateria

Prania e proçesorit katër bërthamësh 1.4GHz Qualcomm Snapdragon 410 e bën smartfonin më të shpejtë se më përpara por ndërkohë kërkon më shumë kosnumim baterie. Bateria e Moto G mund të zgjasë një ditë të plotë dhe madje zgjat dhe 25% më shumë. Kjo kohëzgjatje bëhet fjalë kur aksesohet shpesh emaili, dëgjohet muzikë, navigohet në internet etj.

2103

Android i Google

Siç thamë dhe më lart, gjenerata e tretë e Moto G është i pajisur me sistem operativ Android 5.1.1 Lollipop i cili është i rafinuar, i thjeshtë për tu përdorur dhe tërheqës. Përveç aplikacioneve Android, Motorola ka ofruar dhe një sërë aplikacionesh që mbajnë markën e saj. Funksionaliteti Migrate bën të mundur transferimin e të gjitha të dhënave nga një iPhone në Moto G.

Kamera

Mund të themi se kamera e Moto G është përmirsuar ndjeshëm krahasuar me modelin e vitit të shkuar. Kamera 13 megapiksel është pothuajse e njëjta me atë të Nexus 6 dhe prodhon imazhe me kualitet të lartë, të detajuar dhe në kushtet të ulta drite. Edhe kamera frontale mund të themi se është cilësore por nuk ofron rezolucion të plotë. Aplikacioni i kamerës mund të aksesohet lehtësisht dhe kur smartfoni është i kyçur. Ndryshe nga aplikacionet e tjera të kamerave, klikimi i ekranit shkrep një foto, nuk fokuson imazhin. Aplikacioni është i thjeshtë dhe funksionon mirë në shmicën e kohës.

2104

Çmimi

Gjenerata e tretë e Moto G kushton 159 dollar versioni 8GB shoqëruar nga 1 GB RAM dhe 209 dollar versioni 16 GB i shoqëruar nga 2GB RAM. Por nëse nuk ju pëlqen versioni zyrtar i Moto G, ju mund të ndryshoni pjesën e jashtme të tij duke përdorur Moto Maker sipas preferencave tuaja. Sigurisht që kjo do t’ju kushtojë më shumë.

2105

Përfundimi

Mund të themi se ky Moto G është më i miri i ndërtuar ndonjëherë nga Motorola. Kualiteti i komponentëve është i lartë, performanca e kënaqshme dhe kamera realizon fotot perfekte. Për mos të përmendur këtu rezistencën ndaj ujit. Janë të pakët smartfonët Android me ekran të vogël 5 inç por Motorola ka ditur ta sjellë një të tillë. (PC World Albanian)

Motorola Moto G 2015: Telefoni më i mirë buxhetor që mund të blini (Vëzhgim)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)