Motorola hedh dritë mbi smartfonët Moto X Style, Moto X Play dhe Moto G 2015

Publikuar më: 28-07-2015

newmotophones-100598715-large

Motorola jo vetëm që prezantoi Moto G 2015-tën në evenimentin e sotëm por edhe gjeneratën e tretë të Moto X ku ky i fundit do të jetë i disponueshëm në dy variante: Moto X Style dhe Moto X Play. Secili prej telefonëve përmban një version të pastër të Android dhe kanë një çmim i cili përjashton mundësinë e të qënurit telefoni më i mirë i kompanisë për këtë vit.

Prezantimet e Motorola-s ditën e sotme lanë disa në hije smartfonin OnePlus 2 zbuluar mbrëmjen e djeshme.

newmotophones2-100598718-large

Çfarë ka të re?

E fillojmë me Moto X Style. Është një smartfon i cili mund i cili hyn në kategorinë e produkteve premium me ekran 5.7 inç dhe rezolucion Quad HD. Telefoni fuqizohet nga një proçesor Qualcomm Snapdragon 808 së bashku me 3GB RAM. Kamera e pasme ka një sensor 21 Megapiksel të cilin Motorola e konsideron si ndër më të mirët sot në treg.

Moto X Style do të ketë LTE universale që do të thotë se mund ta përdorni në çfarëdo lloj rrjeti. Kapakët e pasëm janë të zëvendësueshëm dhe mund ti përshtasni sipas preferencës së ngjyrave. Telefoni do të ketë një kosto fillestare prej 399 dollar.

motoxstyle-100598717-large

Fillimisht do të jetë i disponueshëm version 16 GB por modelet 32 GB dhe 64 GB do të pasojnë së shpejti. Madje ka edhe mbështetje për kartat microSD.

Tjetri është Moto X Play. Ka një ekran 5.5 inç Full HD 1080p. Ka po të njëjta specifika të dizajnit me Moto X Style ku edhe kamera e pasme ngelet e njëjta. Telefoni ka një bateri prej 3650 mAh që do të thotë deri në 48 orë gjëndje pune.

Proçesor Snapdragon 615 do të jetë përgjegjës për performancën e tij ndërsa do të ndërtohet edhe një variant me dy karta SIM. Kostoja e telefonit fillon nga 299 dollar.

Që të dy modelet kanë teknologjinë TurboPower e cila mundëson ngarkim të shpejtë të baterisë.

motog-100598716-large

E fundit por jo më pak i rëndësishmi është Moto G 2015. Ofron një kamër 13 Megapiksel dhe është i njëjti sensor që ka Nexus 6. Telefoni ka një ekran 5.5 inç me rezolucion 720p, proçesor Snapdragon 410, bateri 2479 mAh dhe është rezistent ndaj ujit në thellësi 1 m për 30 minuta. Telefoni do të jetë i disponueshëm në dy variante: Me 1GB RAM dhe 16 GB memorje të brendshme si dhe 2GB RAM dhe 32 GB memorje të brenshme. Moto G 2015 është i disponueshëm që sot në 60 shtete për 179 dollar. (PCWorld Albanian)

Motorola hedh dritë mbi smartfonët Moto X Style, Moto X Play dhe Moto G 2015
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)